Artan Hoxha ‘shpërthen’ ndaj
prokurorëve:S’do zbardhen kurrë ...

Artan Hoxha ‘shpërthen’ ndaj<br />prokurorëve:S’do zbardhen kurrë ...<br>
Gazetari Artan Hoxha ka shpërthyer me tone të ashpra ndaj politikanëve dhe prokurorëve, teksa ka komentuar ngjarjen më të fundit, atë të kërkesës për arrestimin e Saimir Tahirit. Hoxha uron që politikanët dhe prokurorët mos t’i gëzojnë paratë që i kanë grabitur popullit.

Në ‘Facebook”, gazetari shkruan se me këta prokurorë nuk kanë për t’u zbardhur kurrë ngjarjet e rënda si Gërdeci, 21 janari, vrasja e Artan Santos, grabitja e BSH, etj. Sipas tij, zyrtarët e lartë të politikës po tallen me shqiptarët dhe nuk iu hyn gjemb në këmbë.

“Hera e fundit qe kam pare kaq shume prokurore nga Tropoja bashke ne hetimin e nje ceshtje, eshte vrasja(me falni vetvrasja) e Kosta Trebickes.... Te gjithe e dime si perfundoi ai hetim, u provua qe Kostes i doli zagari perpara dhe atij iu moren mend dhe vdiq.

Prandaj ne kete vend, me keta prokurore nuk ka per tu zbardhur kurre Gerdeci, 21 janari, vrasja e Artan Santos, e Skerdilajd Konomit, Fatmir Xhindit, grabitja e bankes se Shqiperise, kanabizimi i vendit, trafikimi i narkotikeve me avione, anije, gomone, mushka, ceshtja CEZ-DIA, etj....

Prandaj ne kete vend Rama, Meta, Berisha, Basha, Veliaj etj, tallin... me shqiptaret dhe nuk u hyn gjemb ne kembe, ndersa qytetaret e thjeshte te ketij vendi shkojne ne burg dhe vrasin veten pse nuk kane paguar 30 mije leke te vjetra per energjine elektrike apo pse kapen me nje gram kanabis...

Prandaj politikane beni qejf sa te keni keta prokurore dhe shefin e tyre Tik Llalla, .... mos i gezofshi parate qe i keni grabitur ketij populli .....”, shkruan Hoxha.

hoxha

(Postimi i Hoxhës në Facebook)

d.c./shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Ngjarja 2024 është ‘Shqipëria turistike’, dikur 80% e planetit s’e njihnin fare ku bie

Spahiu: Ngjarja 2024 është ‘Shqipëria turistike’, dikur 80% e planetit s’e njihnin fare ku bie