Nëpërmjet një mesazhi në facebook drejtuar miqve dhe mbështetësve të tij analisti i njohur bën të qartë se sqarimi i akuzave si ish-bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit do të jetë prioritet absolut të cilën do ta ndërmarrë me durim, hap-pas-hapi në rrugë ligjore gërshetuar me komunikimin publik.
“Gabimi im i vetëm është që i kam neglizhuar keto 20 vite. Këtë të hënë sqarimi i tyre në aq pak kohe ishte i pamundur. ”- shkruan Hoxha në mesazhin e tij duke premtuar " E di qe s'ka për të qenë e lehtë. E di që nuk është e pamundur. Baltën dhe baltosësit nuk i neglizhoj me sic kam bërë deri më sot."
STATUSI I HOXHES NE FACEBOOK
Te nderuar miq
Ju falenderoj pa mase per vazhdimin e mesazheve te shumta mbeshtetese.
Doja t'ju beja me dije se, pas te henes me fare pak caste merzie por shume e gjate dhe e lodhshme si dhe pas te martes kur bera pak pushim te domosdoshem, sot kam nisur zbatimin e prioritetit tim absolut, ate te pastrimit te baltes se hedhur ne 20 vite qe u rihodh njeherazi e perqendruar e organizuar dhe me menyra me te sofistikuara ne vecse pak ore kete te hene.
Gabimi im i vetem eshte qe i kam neglizhuar keto 20 vite. Kete te hene sqarimi i tyre ne aq pak kohe ishte i pamundur. Gjitahashtu, nese do te kisha vazhduar rrugen drejt presidences, pastrimi i baltes do te kompromentonte postin dhe qellimin tim lidhur me detyren shteterore. Ky do te ishte bumerang edhe per vete pastrimin e kesaj balte. Nuk mund ta pastroj balten duke rene ne koflikt, qofte edhe aparent, interesi. Pastrimi ne cdo rast do ishte i dyshimte.
Tashme kete do ta ndjek si qytetar i thjeshte. Vete, me durim, hap-pas-hapi ne rruge ligjore gershetuar me komunikimin publik. Ne radhe te pare akuzen me te ndyre, ate te bashkepunetorit me sigurimin e shtetit por edhe te tjerat. E di qe s'ka per te qene e lehte. E di qe nuk eshte e pamundur. Balten dhe baltosesit nuk i neglizhoj me sic kam bere deri me sot. Pjesa tjeter e jetes dhe aktivitetit vazhdon njesoj si me pare.
Hoxha ripublikon mesazhin në facebook këtë herë duke përcaktuar tragetin e miqve. “në vecanti miqtë durrsakë një pjesë e të cilëve më kanë njohur që në gjimnaz, kohë kur pretendohet se qenkam bërë bashkëpunëtor i sigurimit.
SI U PROPOZUA HOXHA PER PRESIDENT
Artan Hoxha ishte kandidatura e propozuar nga mazhoranca për postin e presidentit pas konsultimeve me aleatët, dhe që u bë e ditur pas negociatave, që u zhvilluan të dielën në mbrëmje, (10 qershor), mes mazhorancës dhe opozitës. Në tryezën e 10 qershorit që u zhvillua në kryesinë e Kuvendit ishin të pranishëm kryeministri Berisha, kreu i PS-së Edi Rama, kreu i PDIU, Shpëtim Idrizi, kreu i LSI-së Ilir Meta, dhe dy krerët e grupeve parlamentare, Gramoz Ruçi i PS dhe Astrit Patozi i PD-së. Opozita e kundërshtoi si kandidaturë të njëanshme. Të nesërmen, 11 qershor, mazhoranca mblodhi 40 firma për të mbëshetur kandidaturën e Hoxhës, ndërsa në komisionin e Ligjeve opozita kërkoi verifikimin e figurës së Hoxhës në institucionet shtetëtore. Vetëm në momentin kur do të niste votimi në parlament, rreth orës (11:00- 12:00) kur ishin bërë të gjitha gati, materialet, dhe kutia për votimin e fshehtë, Hoxha nëpërmjet një njoftimi për shtyp deklaroi se tërhiqej nga gara për shkak të presionit.
(sg/shqiptarja.com)