Artan Hoxha në Report Tv: Kacifas u bë kokë turku nga grekët! Ja kush është minoritari që do ngrinte memorialin

TIRANE- Gazetari i Report Tv Artan Hoxha tha në studion e Report Tv me gazetarin Denis Minga se Kostandin Kacifas është bërë kokë turku dhe se Krimet e Rënda nuk kanë zbardhur asnjë prapaskenë të kësaj ngjarjeje.

Hoxha tha se i vetmi i ndaluar për tentativë të ngritjes së memorialit për Kostandin Kacifas është Vangjel Barka, një banor i fshati minoritar

"Kjo është na vrazhdën e provokimeve që bëhen brenda territorit shqiptar. Grekët janë po ashtu si ne që nëse marrin vesh ku i kanë të afërmit e tyre nuk i lënë. I gjithë problemi është tek reagimi. Është kapur një person për të cilin ka një procedim penal. Vangjel Barka i cili po ndiqte punimet.

Ky objekt që do ngrihej në kodrën e fshatit Bularat, i vetmi në Shqipëri që ka një varrezë greke që është gritur në bashkëpunim mes autoriteteve të dy vendeve. Personat që kishin hyrë nga Shqipëria nuk mund të afroheshin sepse kishin menduar të krijonin porbleme në grykën Këlcyrës ishin marrë masa nga policia. Duke u dashur të ruhej policia jonë kishte garantuar paprekshmërinë edhe nga persona që do vinin nga territori grek.

Për këtë shkak ndodhi ajo që ndodhi në Bularat. Vangjel Barka është banor i fshati Bularat, minoritar. Në rastin konkret nga hetimet nuk ka pasur ndonjë rezultat konkret. Dosja është tek Krimet e Rënda. Dhe ka një prokuror Olsi Cela që është edhe kandidat për kryeprokuror. Ky hetim duhet të zbardhte se kush ndodhej pas Kostandin Kacifas. Ai ishte bërë kokë turku nga grekë. Kur u vra në Shqipëri ai u bë hero. Ajo ëhstë ngjarje tipike me sfond nacionalist", tha Artan Hoxha.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:53
Laert Vasili: Çështja 'Kacifas' u përdor nga forca që duan të destabilizojnë marrëdhëniet Shqipëri-Greqi

1571776992_vasili.jpg

Aktori Lart Vasili tha në studion e Repolitix se Kostandin Kacifas u përdor nga forca që duan të destabilizojnë marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Greqisë. Ai tha se në përvjetorin e Kacifas nuk do ketë vend për marrjen e masave ekstreme pasi nuk do të ketë asnjë lloj incidenti.

"Nuk mendoj se do të ketë vend për tu shqetësuar dhe për të marrë masa ekstreme. Ju siguroj se nuk ka për të ndodhur asgjë sepse edhe Athinës zyrtare nuk i interesonte t'i fryjë skenarëve të tilla sepse në Athinë festohet thirrja kundër fashizmit. Kam përshtypjen se duhet të theksojmë se kush është dhe çfarë origjine kishte ky djalë. Ai ishte në një gjendje mjaft të rënduar. Familjarët e tij luteshin tek njëri tjetri. Kur xhaxhai i tij bënte thirrje thoshte 'Ju lutem shpëtojeni nga kthetrat e tyre'.

Kacifas u përdor. Ai është një personazh tragjik që u përdor nga forca që duan të destabilizojnë marrëdhëniet mes dy vendeve. Në shekuj shqiptarët dhe helenët kanë jetuar në harmoni. Janë rrethe të specifikuara ultra nacionaliste që përdorin elementë të tillë që duan t'i fryjnë zjarrit. Ata njerëz kanë jetuar në harmoni me shqiptarët. Duhet të vijë një çast që të tregohet e vërteta", u shpreh Vasili.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Beni: 23/10/2019 00:20

    Ky Laerti eshte aktor regjizor apo gazetar analist qe jep opinione te tilla pash zotin se na hapet barkun mjaft me keta palaco

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë