Artan Hoxha zbulon kushtin e ‘Escobarit të Ballkanit’ për t’u dorëzuar

Artan Hoxha zbulon kushtin e ‘Escobarit të Ballkanit’ për t’u dorëzuar

Gazetari i Report Tv, Artan Hoxha

Klement Balili është një nga emrat më të kërkuar të drejtësisë shqiptare, ndërsa shumë operacione për arrestimin e tij kanë dështuar. Ndërkohë që gazetari i Report Tv, Artan Hoxha u shpreh se Balili ka kërkuar që dosja në ngarkim të tij të dërgohet në gjykatë për të parë provat që ka kundër tij dhe më pas do të dorëzohet.

Klement Balili nuk pranon të dorëzohet deri sa prokuroria të dorëzojë dosjen në gjykatë, pasi pretendon se nuk ka prova. Ai ka thënë se në momentin që dosja do të shkojë për gjykim do të dorëzohet. Policia nuk ka arritur ta thyejë këtë sistem mbrojtës që ka krijuar Balili për ta arrestuar. Ne dimë çfarë provash ka sjellë Greqia, por nuk dimë çfarë ka bërë prokuroria shqiptare me hetimet.

Artan Hoxha

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Mero Baze: Denoncuesi 'anonim' i Veliajt dhe opozitarët e marrë me qira kundër tij

Mero Baze: Denoncuesi 'anonim' i Veliajt dhe opozitarët e marrë me qira kundër tij