Artan Imami, i urren paparacët

Ka shumë njerëz që i urrejnë paparacët, e sidomos kur ata përpiqen ti kapin në situata të papërshtatshme. E njëjta gjë ka ndodhur edhe me aktorin Artan Imami, i cili i kapur gafil nga paparaci ynë, nuk është ndier aspak rehat nga kjo shkrepje, madje ka reaguar në mënyrë të hapur. Nuk e dimë se cila është arsyeja e kësaj mërzitje pa shkak, të mendosh që Imami është ndër ata artistë që shumë pak është shfaqur në median rozë, qoftë për jetën e tij private, por edhe atë profesionale. Ndoshta ai ka pasur frikë se teksa kontrollonte në xhepin e palltos, ne do të arrinim të mësonim se çfarë fshihej brenda. Por nuk është aspak për t’u shqetësuar, fundja paparacët nuk janë aq të sofistikuar sa të depërtojnë brenda xhepave të artistëve. Edhe pse ai është larguar prej kohësh nga aktrimi, emri i tij vazhdon të jetë ndër ata që tërheqin vëmendjen qoftë me sharmin e tij kur kalon në rrugë, por edhe në aspektin e aktrimit. Hera e fundit kur ai u shfaq në skenën e teatrit ishte “Darka e Gabuar” me regji të Fatos Haxhiraj, një vepër e cila konfirmoi edhe një herë se talenti i Imamit nuk është shuar.

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave