Regjistrohet Plugu i Lushnjes, banorët marrin certifikatat e tokës! Lame: Në gjithë vendin 24 mijë familje do pajisen me certifikatë pronësie

Më në fund banorët e Plugut në Lushnje do të bëhen pronarë të tokave të tyre. Lajmi u bë i ditur nga drejtori i Kadastrës Shtetërore Artan Lame, i cili thane se janë gati certifikatat për 3 mijë pasuri në këtë fshat.

"Janë gjithsej  3000 pasuri në këtë fshat. Është një fshat edhe një zonë kadastrale bujqësore e rëndësishme me histori qoftë të vjetër qoftë të re, ku janë vendosur familjet e persekutuara. Procesi nisi në prill dhe përfundoi tani. Banorët nuk kanë nevojë të vijnë pranë zyrave të Kadastrës, pasi të dhënat janë afishuar çdo banor mjafton të shikoj emrin e tij dhe të aplikojnë online për të tërhequr certifikatën e pronësisë".

Lame foli për problematikat që ka çdo zonë e Shqipërisë me regjistrimin e tokave bujqësore. Ai tha se dy janë grupet e mëdha: Fshatrat ku nuk është bërë asnjëherë regjistrimi fillestar dhe zonat ku ky regjistrim është bëre keq.

Po punohet aktualisht në 19 zona kadastrale në Lushnje, Elbasan, Pogradec, Shkoder, zonat e bregdetit, etj dhe gjatë 7 mujorit të parë të këtij viti janë 12 mijë certifikata të  lëshuara, ndërsa deri në fundvit besoj do shkojë në 24 mijë familje që sivjet marrin certifikatën e tokës. Është një proces qe ka shumë probleme brenda për marrjen e dokumentacionin nga bashkitë, nga qarqet, etj. Ka probleme të origjinës së dokumentacionit si një pjesë që kanë humbur gjatë 30 viteve. Probleme që përgjithësisht u mundua ti lehtësonte dhe i lehtësoj ligji i ri 20/20. Kjo është situata në rang Republike me tokat bujqësore dhe sfida më e madhe që ka Kadastra aktualisht" .

Deri në fund të vitit, premtoi ai 24 mijë familje në mbarë vendin do të kenë në duar certifikatën e pronësisë së tokës.

K.T.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Jetimi: 13/08/2021 15:56

    Po pronareve te vertet do ujepni ndonje lemosh nga toka e stergjyshve Lame ziu.ndersaatij qe kapunuar 6 muaj ne NB me nje firme brigadjerii jepni tok me hektare pronaritte vertet i kerkoni dhe shpirtin e prap sja jepnisenuk paguajn, menjefjale nu e blejne edhe njeherate, turp te kini e u vraft zoti.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Dita e mësueses së baletit në ‘Një nga ne’, Romina Kaso: Më frymëzojnë sytë e fëmijëve, do kërcej sa të kem fuqi

Dita e mësueses së baletit në ‘Një nga ne’, Romina Kaso: Më frymëzojnë sytë e fëmijëve, do kërcej sa të kem fuqi