Artan Lame: Qeveria ka miratuar vendimin për regjistrimin e banesave të ndërtuara para vitit ’91, ja procedurat

Drejtori i përgjithshëm i  ALUIZN-it,  Artan Lame në një deklarim për mediet u shpreh se vendimi i fundit i Këshillit të Ministrave, shërben si bazë ligjore për dhënien e dokumentit të pronësisë pronarëve të objekteve të ndërtuara para vitit 1991, në të gjitha ato raste kur ky dokument mungon. Lame deklaroi se nga ky vendim do të përfitojnë 40-60 mijë subjekte. 

Vendimi i fundit i Këshillit të Ministrave lidhet me dhënien e pronësisë të pronarëve që kanë objekte të ndërtuara para vitit 1991. Qëllimi është t’ju jepet pronësia këtyre pronareve edhe nëse nuk kanë dokumentacion të mirëfillte pronësie.

Tre pikat e vendimit të miratuar se fundmi janë : 

Aplikuesi duhet të paraqese vetem kerkesen per rregjistrim prane Aluiznit, zgjidhja e procedurave të ngecura për të provuar periudhën e ndërtimit të objektit para vitit 1991, si dhe kalimin e pronësise së truallit të ndërtesës falas deri në 300m2 por edhe për të blerë sipërfaqet mbi këtë masë. Ata që përfitojnë nga ky vendim janë 40-60 mijë subjekte. Këto dy muaj do te vihen në organizim të gjitha stafet e drejtorive tona për t’u marrë me ndjekjen e këtij vendimi.

Të gjithë aplikuesit duhet të dorëzojnë çdo dokument që zotërojnë lidhur me pronën, hollësitë e mëtejshme do te komunikohen me pas. Qeveria ia ngarkoi këtë vendim Aluiznit për shkak të eksperiencës operative dhe teknike te specialisteve tanë, por ne e shohim edhe si besim të qeverisë për rezultatet e arritura deri më sot. Nga ky vendim pronarët do të mund ta qarkullojnë objektin në treg, ta shesin apo ta japin me qira ligjërisht, ta fusin në tregun e pasurive të paluajtshme apo ta trajtojnë në tregun e kredimarrjes.

Situata:

Për herë të parë, shteti shqiptar filloi procesin e regjistrimit të banesave në vitin 1995. Kjo u bë asokohe me VKM 432 dt. 14.08.1995 “Për procedurat e regjistrimit të pasurive të paluajtshme në zonën urbane të fshatit”. Ky vendim është aplikuar në atë kohë në masë minimale në disa zona rurale dhe, sikurse kuptohet nga vetë titulli, nuk e trajtonte problemin për të gjithë territorin e vendit, por ofronte një zgjidhje të pjesshme vetëm për fshatrat. Më pas, është vijuar me VKM 608 datë 05.09.2012, i cili gjithashtu nuk e ka realizuar dot qëllimin e tij gjatë këtyre gjashtë viteve.

 Arsyet e dështimit të këtyre dy vendimeve të kaluara, lidhen së pari me mungesën e kapaciteteve njerëzore, por në shumë raste edhe të vullnetit, apo neglizhencën e njësive të qeverisjes vendore, të cilat kanë qenë organet e ngarkuara me kryerjen e këtyre procedurave. Së dyti, për sa i përket VKM nr. 608/2012, shkaqet lidhen edhe me burokratizimin e tepruar të procedurës dhe mbi të gjitha me qasjen jorealiste ndaj problemit.

Risitë kryesore të vendimit të miratuar së fundmi janë:

1. Lehtësimi i barrës së aplikuesit, nga detyrimet dhe dokumentacioni i tepërt, (aplikuesi tanimë do të duhet të paraqesë vetëm kërkesën pranë ALUIZNI-t);

2. Zgjidhja e të gjithë pamundësisë së deritanishme, për të provuar periudhën e ndërtimit (para datës 10.8.1991), gjë që ka penguar finalizimin e procedurës;

3. Kalimi i pronësisë së truallit të ndërtesës falas deri në 300 metra katrore, si dhe mundësia për të blerë sipërfaqet mbi këtë masë.

Numri i ndërtimeve që mendohet të trajtohen nga ky vendim është 40-60 mijë. Duhet theksuar se asnjëherë nuk është bërë një evidentim i plotë dhe i saktë i këtyre objekteve dhe si rrjedhim shifra reale mund të jetë edhe më e lartë se ajo e mësipërme. Këta dy muaj do të na shërbejnë për të organizuar stafet tona dhe për të krijuar pranë secilës drejtorie rajonale të ALUIZNI-t nga një sektor që do të merret eskiluzivisht me ndjekjen dhe zbatimin e kësaj VKM-je. Gjithashtu do të përzgjedhim edhe stafet rajonale që do të merren me mbarëvajtjen e këtij procesi.

Po çfarë duhet të bëjnë qytetarët nga ana e tyre?

Duke filluar nga shtatori të gjithë qytetarët e interesuar për regjistrimin e banesave të tyre të ndërtuara përpara vitit 1991, do të mund të paraqiten pranë sporteleve tona për të aplikuar. Ndërkohë mund të fillojnë nga grumbullimi i dokumentacionit që ata posedojnë, leje ndërtimi të vjetra, akte pronësie, skica genplane, akte shitblerjeje apo posedimi, vendime të vjetra të Këshillave Popullore, apo dokumenta të tjera provuese të cdo lloji dhe kohe.

Hollësi të mëtejshme do të komunikohen më pas. Zbatimin e këtij vendimi dhe gjithë procedurën përkatëse, Qeveria ia ngarkoi ALUIZNI-t, qoftë për shkak të rrjetit ekzistues të punonjësve në terren, qoftë për shkak të eksperiencës operative dhe teknike të akumuluar nga ana e specialistëve tanë.  Por gjithashtu, këtë funksion të ri ne e shohim edhe si besim të Qeverisë tek rezultatet e deritanishme të arritura prej gjithë këtij kolektivi punonjës.

Zbatimi i këtij vendimi do të krijojë mundësinë e mijëra pronarëve që përmes regjistrimit të pronës së tyre, të mund ta bëjnë atë të qarkullueshme në treg, ta shesin apo ta japin me qera ligjërisht, ta fusin në tregun e pasurive të paluajtshme, apo ta trajtojnë në tregun e kredimarrjes. E kemi thënë që në fillim të mandatit të kaluar qeverisës se zgjidhja dhe stabilizimi i çështjes së pronësisë është një nga çështjet kyçe për qetësimin e gjithë shoqërise shqiptare dhe zhvillimin e ekonomisë.

Kreu i Aluiznit, Artan Lame



 

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Protesta e Berishës, Faik Basha i PL-së e pranon: Nuk kishim shumë njerëz edhe prej motit! Haklaj: Mosbindja civile, teatër! PD bllokoi rrugët, vepër penale

Protesta e Berishës, Faik Basha i PL-së e pranon: Nuk kishim shumë njerëz edhe prej motit! Haklaj: Mosbindja civile, teatër! PD bllokoi rrugët, vepër penale