Artan Lame: S'bëhet shteti me Avni Rustem a me Vasil Laç

Artan Lame: S'bëhet shteti me Avni Rustem a me Vasil Laç

E kisha bërë në mënd që vizitën e Fredi Belerit në Tiranë ta kaloja duke zënë hundët me dorë e duke shkuar tutje, po nuk qe e thënë. Nëse shkelja e Tiranës nga Beleri më prishi humorin, e bërtitura kundër tij më prishi gjakun.

Miq, shokë a të afërm të dy dëshmorëve të Peshkëpisë, i bërtitën në rrugë Belerit "Si ndihesh për Fatmir Shehun atje, si ndihesh? Po Arsen Gjinin, zoti Beleri? Turp! O rrugaç kush të futi ty deputet?”

Kësaj pyetjeje po dua t’i jap përgjigje: Ne, shqiptarët, e bëmë deputet Belerin.

Si të mos mjaftonte kjo, u lëshuan pastaj dyfekçinjtë e fb-së të thonin se duhej një Avni Rustem për ta zgjidhur këtë punë. Mua nuk më intereson fati personal i Belerit, madje nuk do më vinte mirë fare sikur të zgjidhej me Avni dëmi që ai i ka bërë këtij vëndi. Sepse kjo do tregonte që ende sot e gjithë ditën shqiptarët nuk janë në gjendje t’i zgjidhin punët tyre me shtet por me Avni.

Një popull që i zgjidh punë me Avni Rustem a me Vasil Laç, tregon që nuk ende nuk është i zoti të bëjë shtet dhe t’i zgjidhë punën me shtet. Se shteti bash për këtë punë shërben, që të na i zgjidhë punët ai e jo Avniu.

Avniu në ‘20-ën thjesht bëri atë që shteti shqiptar nuk kishte as kurajë e as fuqi ta bënte: ta zinte Esad pashanë e ta dënonte për tradhëti.

Nëse në ‘39-ën do ja kishim dalë të bënim shtet e ushtri për së mbari, nuk do kishte qenë e nevojshme pastaj të nxirrnim Vasil Laçin dy vjet më pas për të na zgjidhur hallin.

Ndaj e thashë më sipër atë llafin e rëndë që ne e bëmë deputet Belerin. Se nëse shteti i shqiptarëve do ta kishte dënuar atë kur vrau ushtarët e shtetit të shqiptarëve, sot ai do ishte ende në burgun e shqiptarëve. Madje edhe po të ishte arratisur në Greqi, po të kishim patur shtet prej vërteti, do kishte shkuar ta zinte e ta sillte në thes këtu, ashtu si ç’bënë çifutët me Ajhmanin në Argjentinë, e ta dënonin.

Po shqiptarët veç shtetin e tyre as ja kanë dalë ta ngrenë, e as ja kanë dalë të bëjnë punë.

Ne mirë që shtetin tonë s’ja dalim ta bëjmë, por kemi zell të bëhemi hyzmeqarë të hasmit për të mbaruar punët e tyre.

Kolonelin Tomson më 1914-ën që erdhi të bëjë Shqipëri, nuk e vranë armiqtë e Shqipërisë, por ca shqiptarë gjakprishur.

Edhe gjeneral Telinin që na shpëtoi kufijtë e Jugës më 1923, nuk e vranë grekërit që nuk e shihnin dot me sy, por ca të tjerë shqipo bukëshkalë.

Mund të shtoja këtu edhe Daut Hoxhën, që u bë sebep për Luftën Italo-Greke, se edhe këtë ca shqiptarë pa din e iman e vranë, për të marrë shpërblimin që kish vënë qeveria greke për kokën e tij.

Kemi nxjerrë më shumë Avninj e Vasilër kundër vetë Shqipërisë sesa për Shqipërinë.

Madje edhe Belerin kandidat për kryetar bashkie nuk e vunë grekët, por vetë shqiptarët, apo jo? Shqiptarë qenë ata që e vunë kandidat për kryetar një tjetër shqiptar që e mbante veten për grek. Se të mos u shkojë mëndja që ai është grek. Ja kam thënë në sy që grek me mbiemër Bejleri dhe nga Progonati nuk ka si të ketë! Le pastaj që s’gjen grek t’ia mbajë të kalojë kufinë e të vrasë ushtarët shqiptarë në postën e kufirit. Vetëm një shqiptar gjakprishur mund ta bëjë këtë. Dhe e bëri. Këtë meritë mos ja hiqni të paktën.

Dje vetëm dy shqiptarë kishin vendosur të harxhonin, njëri një gotë kos dhe tjetri një vezë për Belerin. Më shumë kos i jepnim komshiut kur na kërkonte dikur, sesa harxhuam dje për këtë shqiptarin gjakprishur. Por ama blejmë të gjithë flamurë me zhgabë sa herë kemi ndeshje futbolli.

Grekërit asnjëherë nuk janë përpjekur t’i bëjnë punët e tyre me grekër. S’ua ka mbajtur apo për qibarllëk, s’di ta them.

Edhe varret e Këlcyrës, me kocka grash, pleqsh e kalamajsh shqiptarë i kanë mbushur dhe, për më tepër, të mbledhura edhe nga priftër shqiptarë nëpër varrezat e Kosinës së Shqipërisë.

Dhe ju më flisni për Avni e për Vasil. Nuk zgjidhen punë e shekullit XXI me Avni e me Vasil, por me shtet e dinjitet. Hajt të bëjmë shtet e pastaj ta shihni që Avninjtë e Vasilërit do i mbeten muzeut të marrëzive shqiptare të shekullit XX.

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Inxhinieri: 31/10/2024 09:48

    Ky zoteria kur pati mundesi per t'i sherbyer vendit, qytetareve, pronave dhe dinjitetit te tyre, e beri ne menyren me te shemtuar te mundshme, duke u perfshire dhe krijuar nje skeme korrupsioni gjigande. Ne krye te kesaj skeme qendronte vet, cdo drejtor i qyteteve i conte pjesen. Shteti nuk eshte eter zoti Lame, funksionon ne baze te punonjesve te tij, ti e pate mundesine, dhe e bere me te miren tende qe ky shtet te mbetet ne nje stade parapolitik. Keshtu qe te lutem na i kurse hipokrizen dhe zhduku nga hapesira publike shqiptare.

    Përgjigju
  • Po mër po: 30/10/2024 20:52

    Shteti bëhet me Artan Lame

    Përgjigju
  • tefik: 30/10/2024 13:51

    Po me shtet e dinjitet por zotrote pjese e pushtetin ishe nuk mendonje te bejn shtet Po si te mbushje xhepat ne hipoteke e vende te tjera.

    Përgjigju
  • Kaposhi: 30/10/2024 13:42

    Une mendoj se shqiptaret kur dalin nga shtepia duhet te kene ne xhepat e tyre nga dy a tre veza.Nuk dihet ku na fanepset Bejleri apo ish bejleret e tjere...dhe "Bam!" ja u japim kokes. Per deri sa jemi bere si Hani i Stavros ku po hyn derri e dosa me produkte blektorale do te ndeshemi.Keshtu edhe pularite do te gjejne treg me te zgjeruar....

    Përgjigju
  • Bobi: 30/10/2024 12:53

    Nuk behet shtet me hajdute te pangopur si zotrote. Te pame si dole nga hipoteka O Visi 2 paketa coja Lames te lutem

    Përgjigju
  • Megi: 30/10/2024 12:05

    Te shikojm sa leke do besh tani me aktivitetet dhe shoqaten tende te muzeve

    Përgjigju
  • Arta Alla: 30/10/2024 12:00

    Une me te vertete mendoj se ne si shqiptare e kemi mashkullin me probleme, kryesisht dembel, I papergjegjshem, I pameshirshem dhe tradhetar. Jane grate qe e kane mbajtur familjen. Ketu futet edhe shkruesi I mesiperm qe shkruan qe ka qene pjese e qeverisjes. Po nuk u morem me edukimim e gjinise tone mashkullore me vlerate njerezimit dhe te kombit nuk do bejme kurre shtet mendoj.

    Përgjigju
    • Pena: 30/10/2024 12:35

      Moj Arta, Artani ka bere nje super analize, dhe kjo eshte rruga, mire qe nuk do ta kuptosh, por perse peshtyn mbi kete domosdoshmeri, ...

  • Piro: 30/10/2024 09:53

    E vërtet. Grekët nuk harxhojnë veten në luftë kundër shqipërisë po ca shqiptarë të shitur. Dhe ky është problem i madh i joni.

    Përgjigju
  • Sotir: 30/10/2024 09:44

    Eh mor zotni. Shtetin po kerkojme. Te gjithe. Por ja qe na e ka "vrare" nje bicim Edi Rame!!! Si kancer ka kapur PS, pushtetet dhe vete ate - SHTETIN! Zotrote je nje prej metastazave te tij. Si tia bejme??

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë