Artan Mërgjyshi në “Botërori +”: Daliç te Dinamo të impononte respekt

Artan Mërgjyshi në “Botërori +”: Daliç te Dinamo të impononte respekt

Trajneri Artan Mërgjyshi

I ftuari i ditës në emisionin “Botërori +” në Report Tv është trajneri Artan Mërgjyshi, që ka drejtuar disa skuadra në kampionatin shqiptar, ndër ta edhe Dinamo, aty ku e nisi me Zlatko Daliç, sot trajneri i Kroacisë, që do të ndeshet me Anglinë në gjysmëfinale. Mërgjyshi tregon raportet me Daliç dhe vlerëson profesionalizmin e tij…

Daliç erdhi nga Kroacia në vitin 2008 te Dinamo dhe qëndroi për rreth 8 muaj, ku fitoi edhe Superkupën ndaj Vllaznisë. Unë sapo kisha nisur hapat e trajningut dhe ai më ndihmoi shumë. Një trajner që të impononte respekt, shumë profesionist, lexonte shumë literaturë.

Asokohe, e vetmja këshillë që kishte te Dinamo ishte organika, qoftë te futbollistët, qoftë në klub. U largua me shumë respekt nga Shqipëria, edhe mori, por mendoj se më shumë dha për Dinamon.

Uroj që sonte të fitojë. Kam ruajtur kontaktet me të, para dy vitesh më mori në telefon kur drejtonte një ekip në Arabi për të më pyetur për Allmuçën. Ndryshe nga trajnerët e tjerë kroatë, ai është shumë i komunikueshëm dhe të imponon respekt, prandaj nuk habitem që Modriç, Mandzukiç e të tjerë shkojnë mirë me të .

Artan Mërgjyshi

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë