Artan Shabani: Në 4 vjet Fondi
i GKA u shtua me 146 vepra

Artan Shabani: Në 4 vjet Fondi<br />i GKA u shtua me 146 vepra<br /><br>
Koleksioni i Galerisë Kombëtare të Arteve është pasuruar me 146 vepra gjatë mandatit katërvjeçar të drejtimit të institucionit nga Artan Shabani. Ndërkohë, 10 veprat më të reja i janë shtuar këtë të mërkurë koleksionit të këtij institucioni të dhuruara nga Arben Golemi.

Drejtori i Galerisë Kombëtare, Artan Shabani, ka folur për politikat e ruajtjes dhe pasurimit të koleksionit gjatë kohës që ka drejtuar institucionin.

“Në përgjithësi janë 136 vepra që nga 2013 deri në këtë moment që jemi në konferencë, duke shtuar edhe 10 vepra, pra 146 në total. M rezulton që çfarë është premtuar është realizuar. Do të doja që vërtetë në Galerinë Kombëtare të Arteve në vitet në vazhdim të rikualifikohet objekti, vetë Galeria si fasadë si salla si hapësira të reja ekspozitave.”, tha Shabani.

Ai u është përgjigjur edhe pyetjeve të gazetarëve se pse nuk konkurroi serish për postin drejtues

“Jetojmë në një vend demokratik ku të gjithë kemi kohën tonë entuziazmin tonë dhe këtu në Shqipëri kamë vënë re që jemi shuam të afeksionuar në një pozicion që mund të quhet karrigia apo kolltuku nuk e di, por që unë kam projektet e mia” , tha Shabani.

Veprat e dhuruara nga Arben Golemi janë pjesë e Ekspozitës “Alteration”  që ishte hapur në Galerinë Kombëtare të Arteve në muajin qershor. Ato janë peizazhe në miks media në letër apo akuarel.

[gallery]24232[/gallery]


Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com

 

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Ishte duke prerë dru bashkë me djalin, plagoset aksidentalisht 59-vjeçari.

Ishte duke prerë dru bashkë me djalin, plagoset aksidentalisht 59-vjeçari.