Artan Shkreli: Foto e fortesës së
Sarandës në vitin 1892, sot e zhduku

Artan Shkreli: Foto e fortesës së<br />Sarandës në vitin 1892, sot e zhduku
Artan Shkreli, këshilltari i Kryeministrit për Çështjet e Territorit dhe Urbanistikës, ka postuar në rrjetet sociale, një foto nga Saranda e vitit 1892. Sipas përshkrimit të Shkrelit, në këtë foto konstatohen rrënojat e një fortese të periudhës otomane në limanin e 40 Shenjtorëve (Santi Quaranta o Agios Saranda).

"Ndonëse nuk mund të thuhet me siguri, për nga ngjashmëria që ka me kalanë e Tiranës, Peqinit apo dhe kullave të kalasë në derdhje të Vivarit në Butrint, është e mundur që ky fortifikim të jetë i shek. të XVI-XVII, kohë e ofensivave osmane në Korfuz", shkruan Shkreli.
 
artan shkreli
Postimi i Artan Shkrelit
"Ndoshta fotografia me e hershme që trashëgojmë nga Saranda. Është bërë në vitin 1892. Vërehet një diçka që u ka shpëtuar historianëve dhe arkeologëve.
Limani i 40 Shenjtorëve (Santi Quaranta o Agios Saranda) paska patur një fortesë të periudhës otomane… dhe nuk behet fjale per rrënojat antike te kështjellës se Onkezmit.
Vërehet ende ne foto porta jugore si dhe një kurtine (mur) relativisht i gjatë në anën perëndimore.
Në paretin e kurtines, ashtu sikurse në kështjella të tjera te kohës, jane hapur dritare per katin perdhe dhe mbi mur është ndërtuar një kat tjetër.
Kështu, kurtina vijon përgjatë bregdetit me godina ngritur mbi te, dhe ne mes dy syresh vërehet edhe nje kulle rrethore e larte deri ne nivelin e bedenave.
Pastaj muri rrethues (i rrënuar ne hapësirën midis dy ndërtesave për t'i hapur vend selisë së Hyqymetit paksa e tërhequr), vijon si bazament i një ndërtese tjeter te gjate me një karakoll ne kt e trete, për të përfunduar pranë godinës trekateshe ne fund.
Ndërtesa me karakoll, kati përdhes i së cilës përbëhet nga kalaja otomane, do ketë shërbyer si depo mallrash portuale pasi nga ana e veriut është pa dritare dhe e pajisur me kontraforte të fuqishme guri.
Këto kontraforte nuk kane qenë pjese perberese e murit te kalase, por jane bere me vone dhe me siguri kane shërbyer per te mos u shembur muri i kësaj magazine, e cila me gjase ka shërbyer për depozitimin e kripes rifuxho (që kur njomet nga ajri i detit e rrit shumë peshën specifike të saj)… njësoj si në rastin e depos së kripës në Bashtovë.
Ndonëse nuk mund të thuhet me siguri, për nga ngjashmëria që ka me kalanë e Tiranës, Peqinit apo dhe kullave të kalasë në derdhje të Vivarit në Butrint, është e mundur që ky fortifikim të jetë i shek. të XVI-XVII, kohë e ofensivave osmane në Korfuz.
Një relike e kësaj kalaje ka qene një top bronxi qe deri ne vitin 1986 (kur është luajtur ne Sarande filmi “Dy herë mat”) qëndronte gjysme i mbuluar në zhurin e plazhit pikërisht në atë vend".

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

 

  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?



×

Lajmi i fundit

Gabriel Escobar: Mungesa e mbështetjes së Kosovës për projekt propozimin evropian për Asociacionin, ka pamundësuar lobimin amerikan për proceset integruese të Kosovës

Gabriel Escobar: Mungesa e mbështetjes së Kosovës për projekt propozimin evropian për Asociacionin, ka pamundësuar lobimin amerikan për proceset integruese të Kosovës