TIRANE- Kisha e Shën Thanasit në Dhërmi, ka pësuar deformime nga rindërtimi pa leje. Ndërhyrja e policisë ndërtimore (INUV) të Himarës për të ndaluar punimet pa leje në kishë është kthyer që nga data 20 gusht në një konflikt me disa banorë që e kanë kundërshtuar ndërhyrjen.
Këshilltari i kryeministrit, Artan Shkreli që ka bërë një deklaratë publike për ngjarjen ka pohuar se “një ndërhyrje e tillë vjen nga OMONIA”. “Kisha historike e Shën Thanasit në Dhërmi fatkeqësisht pëson deformime nga rindërtimi pa leje, duke detyruar INUV-in e Himarës të ndërhyjë. Kontestimi antiligjor dhe i paarsyeshëm që OMONIA po i bën sot ndërhyrjes së policisë ndërtimore, ka të bëjë me faktin se ata injorojnë historinë e këtij vendi”, është shprehur Shkreli. Ka disa të dhëna historike që e specifikojnë kishën e Shën Thanasit në Dhërmi si monument të kulturës.
/Shqiptarja.com