Arte pamore/ Rakip Shabani
prezanton 50 vepra në akuarel

Arte pamore/ Rakip Shabani<br />prezanton 50 vepra në akuarel
TIRANE- Një tjetër piktor me eksperiencë, krahas ekspozitës së çelur të Sali Shijakut, do të ekspozojë punimet e tij në Galerinë Kombëtare të Arteve në Tiranë. Nga studioja e piktorit Rakip Shabani do të vijnë në ekspozitë 50 vepra nga më përfaqësueset në teknikën e akuarelit. Ekspozita përmban kryesisht imazhe peisazhesh nga zona të ndryshme të Shqipërisë, ku një vend të veçantë zë bregdeti i Vlorës. 

Artisti me pasion ka hedhur mbi letër imazhe nga Vranishti, Himara, Borshi, Elbasani, Vermoshi, Brari, Dajti, Thethi, Bënja, në disa këndvështrime, herë nga sipër, por më shpesh të atij klasik horizontal. Me një karrierë mbi 40-vjeccare në pikturë, Rakip Shabani krijon akuarele me një dritë transparence. Ai renditet si një prej piktorëve më të njohur akuarelistë shqiptarë. Krijimtaria e piktorit Rakip Shabani tashmë ruhet edhe në Fondin e GKA-së, si dhe në Galerinë e Arteve, Vlorë.

Disa nga veprat e tij janë bërë pronë e koleksionistëve të njohur brenda dhe jashtë Shqipërisë. Në GKA ndodhen 24 punime kryesisht në teknikën e akuarelit, peizazhe dhe portrete. Rakip Shabani u diplomua në Institutin e Lartë të Arteve, Tiranë në vitin 1974 dhe ishte student i ateliesë së piktorit Sali Shijaku dhe Hasan Nallbani. Gjatë studimeve për skulpturë në Liceun Artistik, Tiranë nën drejtimin e skulptorit Shaban Hadëri, Shabani mori mësime në akuarel nga mjeshtri Abdurrahim Buza dhe më tej iu kushtua kësaj gjinie duke krijuar me qindra dhe qindra punime në këtë gjini mjaft të veçantë dhe delikate.

Edhe pse ishte një Piktor i ri, në fillimin e viteve 1970,  Rakip Shabani,  ishte pedagog i pikturës në Shkollën e Mesme Artistike në Vlorë, ku krahas mësimdhënies, ai realizoi dhe kuroi me dhjetra muzeume historikë të zonës së Vlorës.  Rakip Shabani hyri në art me dëshirën për të përshkruar imazhet e peizazheve shqiptare, duke udhëtuar pa u lodhur nga veriu në jug.   Piktori ka realizuar ndër vite rreth 40 ekspozita në Shqipëri dhe jashtë saj me punime në teknikën e vajit dhe akuarelit.

Organizatorët e eskpozitës në GKA theksojnë se punimet e mjeshtrit të akuarelit Rakip Shabani vazhdojnë traditën e akuarelistëve shqiptarë si Fadil Pëllumbi, Sadik Kaceli, Dhimitër Mborja. Punimet e tij sjellin magjinë e peizazhit shqiptar me freskinë e ngjyrave dhe dashurinë e tij për pikturën. Eskpozita e piktorit Rakip Shabani do të çelet më 4 Qershor 2015 dhe do të qëndrojë e hapur deri më 14 Qershor 2015.


Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 3 Qershor 2015

Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Himara pjesë e paktit Athinë-PD, që nga marrëveshja famkeqe 6 milje detit

Spahiu: Himara pjesë e paktit Athinë-PD, që nga marrëveshja famkeqe 6 milje detit