Artet marciale, Ilir Latifi fiton
në Florida, gati për titullin

Artet marciale, Ilir Latifi fiton<br />në Florida, gati për titullin<br>
Sportisti shqiptar i arteve marciale, Ilir Latifi, por që garon për Suedinë, mposhti në raundin e parë rivalin e tij amerikan, në duelin e vlefshëm për UFC on Fox, zhvilluar në Florida. Një fitore e merituar e Latifit, 14 fitore, 5 humbje dhe 1 ndeshje pa rezultat, që tashmë ia afrohet një dueli për titull në peshën mesme.

Latifi e dominoi sfidën, e cila pritej të ishte më spektakolare, por shqiptari bëri një paraqitje të shkëlqyer, duke e goditur me këmbë që në start rivalin amerikan, që nuk i rezistoi dot një të majte të fuqishme të Latifit, duke u rrëzuar në tapet. Latifi nis festën, i vetëdijshëm se tashmë e pret një sfidë edhe më e madhe.

d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Djegin karriget dhe sende drejt Spiropalit, si e vlerësoni aksionin e PD?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Partitë e reja dështojnë sepse, populli voton por Rama-Berisha numëron

Spahiu: Partitë e reja dështojnë sepse, populli voton por Rama-Berisha numëron