Atleti shqiptar i arteve marciale Muay Thai Ervis Bici vijon të korr sukses në Itali. Në fundin e muajit janar Bici ka fituar bindshëm një eveniment ndërkombëtar të Thai Box mania 2018 në të cilin merrnin pjesë atletë të tjerë të shumtë nga Tailanda ,Bjellorusia,Franca, Ukraina dhe Italia.
“Shqiponja e zezë” siç është epiteti i 36 vjeçarit nga fshati Armathi i Durrësit u përball në këtë eveniment me atletin e Top Team Novara, Matteo Costa në një ndeshje me 3 raunde për 3 minuta në stilin Fight Code. Në praninë e dhjetëra shqiptareve Ervis Bici fillimisht e studio kundërshtarin dhe më pas e sulmon në momentin e duhur duke marrë fitoren unanime nga gjyqtarët.
Atleti shqiptar i Muay Thai i një sporti jo shumë të njohur në vendin tonë përkujtoi viktimat e një aksidenti hekurudhor në Milano me një shirit të zi në krah dhe ky gjest u duartrokit nga të pranishmit. Nga vështirësitë e para e deri tek sukseset shqiptari Ervis Bici po arrin majat në Muay Thai në Itali dhe i është premtuar se në verë mund të ndeshet për titullin kampion Europe.
/Shqiptarja.com

d.c./shqiptarja.com

VIDEO