Arti dhe Dizajni i Filmit Shqiptar 
në Galerinë Kombëtare të Arteve

Arti dhe Dizajni i Filmit Shqiptar <br />në Galerinë Kombëtare të Arteve
Në orën 11.00 të ditës së sotme, në Galerinë Kombëtare të Arteve u zhvillua konferenca për shtyp mbi ekspozitën “Arti dhe Dizajni i Filmit Shqiptar – Vepra të Përzgjedhura nga Vitet e Kinostudios”.

Ekspozita e kuruar nga kineasti shqiptaro-amerikan Thomas Logoreci vjen si një bashkëpunim GKA dhe AQSHF. Mbi 100 afishe filmash artistik me metrazh të gjatë, filmash vizatimorë, apo filmash dokumentarë janë prezantuar në këtë ekspozitë në një rrjedhë kronologjike. Ato janë të gjitha vepra të punuara me dorë nga piktorët shqiptar të cilët kanë punuar në Ish-Kinostudio. Për disa muaj, kuratori Logoreci kërkoi në fondin e AQSHF duke nxjerrë në dritë këto postera të harruar. Një pjesë e tyre vijnë edhe nga arkivi i Universitetit të Arteve.

Në konferencën për shtyp drejtori GKA, Artan Shabani tha se këto postera janë një dëshmi e artit të mirëfilltë, por shpesh të lënë në harresë të filmit shqiptar.

“Galeria Kombëtare e Arteve ka kënaqësinë të prezantoj këtë ekspozitë unike në llojin e vet. Është një ekspozitë që ka një sens kronologjik e cila mund të prezantohet fare mirë edhe përtej Shqipërisë pasi është unike, në format, në gjuhën dhe historikun që mbart. Kemi një grup të madh piktorësh profesionist të cilët i kanë dedikuar jetën e tyre, pasionin e tyre dhe i kanë lënë një shenjë të fortë pikturës brenda artit të kinematografisë, brenda roleve, personazheve, skenografive. Këto janë vepra të mirëfillta të cilat meritojnë të jenë edhe pjesë e një linje muzeale, por gjithashtu përfitoj nga rasti të theksoj që ka ardhur koha të konceptohet dhe realizohet një muze dedikuar historisë së kinematografisë shqiptare. Vlerësoj dhe falënderoj kuratorin Tomas Logoreci  i cili ka bërë një punë jo të zakontë,  ashtu siç falënderoj për këtë bashkëpunim të shkëlqyer drejtoreshën e AQFSH Znj.Elvira Diamanti dhe rektorin e Universitetit të Arteve Z. Petrit Malaj”, tha Shabani

Drejtoresha e ASHF, Elvira Diamanti nënvizoi se këto postera janë një pasuri më vehte midis të gjithë elementëve të industrisë së kinematografisë shqiptare.

Ne, si arkiv i filmit falënderojmë Galerinë Kombëtare që mirëpriti idenë tonë për t’i ofruar publikut çdo element të lidhur me kinematografinë që ndodhet në arkiv. Një nga pasuritë e arkivit janë edhe posterat dhe unë mendoj se ky ishte momenti më i mirë për t’a prezantuar këtë pasuri nëpërmjet kësaj ekspozite, pra për t’i dhënë vlerën e vërtetë këtyre posterave që në fakt janë vepra arti. Publiku duhet të kuptoj që këto postera janë shumë të dashur jo vetëm për ne, për kohën në të cilën kemi jetuar, por ato ende sot mbeten vepra të kuruara. Ato na bëjnë të kuptojmë se në atë kohë afishja ishte e vetmja mënyrë për të komunikuar me publiukun dhe që shërbenin si një gong për filmin që pritej të vinte”, tha ndër të tjera Diamanti.

Vetë kuratori Thomas Logoreci u shpreh i lumtur që më në fund arti i këtyre artistëve u prezantua aty ku vërtet i takon.

“E vlerësoj shumë këtë raport midis institucioneve të artit si AQSHF dhe GKA sepse kjo është shumë e rëndësishme për historinë e filmit në Shqipëri. Gjithashtu për mua është shumë e rëndësishme që puna e këtyre artistëve të mrekullueshëm  e cila i përket galerisë të vinte pikërisht në galeri. Arkivi ka qindra postera të mrekullueshëm, por për mua ishte ideja të përzgjidhja ato afishe të dizenjuara me dorë dhe do të kisha shumë dëshire që kjo ekspozitë të tregonte këtë standart dhe këtë lloj arti edhe në muze, apo qëndra arti jashtë vendit, për të dëshmuar diçka më shumë mbi kinemanë shqiptare e cila deri tani është injoruar. Kjo ka qënë edhe ideja ime e parë që me çoi drejt kësaj ekspozite”, tha Logoreci.

Të ftuar në konferencën për shtyp ishin edhe dy nga autorët e ktyre afisheve, Aziz Karalliu dhe Arben Basha.

“Jam shumë i kënaqur me këtë ekspozitë dhe do të dëshiroja që të gjitha këto postera të mblidheshin në një katalog, në një botim, pasi do të ishte vërtet me shumë vlerë. Kjo ekspozitë na gëzon shumë, por edhe na trishton për ata artistë që nuk janë më”, u shpreh piktori Aziz Karalliu.

“Është një këndvështrim shumë interesant i kuratorit  edhe për faktin që ka zgjedhur të ekspozojë të gjithë posterat që janë bërë me dorë dhe gjithashtu e mbështes idenë e krijimit të një muzeu kushtuar kinematografisë shqiptare”, theksoi piktori Arben Basha.

piktura

Redaksia Online

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

'Ura e dëmtuar e Rilindjes', Berisha del bllof sërish me postimin e Qytetarit Dixhital! Publikon pamje që nuk ndodhen fare në Shqipëri

'Ura e dëmtuar e Rilindjes', Berisha del bllof sërish me postimin e Qytetarit Dixhital! Publikon pamje që nuk ndodhen fare në Shqipëri