Arti i angazhuar në Shqipëri, kuratorja: Artistët duhet që të jenë të bashkuar (VIDEO)

Ekspozita performative “Komuna e Parisit” me punime të artistëve Rena Rädle & Vladan Jeremic është çelur këto ditë në qendrën e artit bashkëkohor, “Tirana Art Lab”. Artistët nëpërmjet pankartave, banderolave, flamujve edhe video-instalacioneve ritrajtojnë Komunën e Parisit, që gjatë tre muajve (18.03.1871- 28.05.1871) ishte këshilli bashkiak revolucionar, që tentoi administrimin e Parisin sipas ideve socialiste. Përpos periudhës së shkurtër të “qeverisjes” Komuna e Parisit konsiderohet si shembull për diktaturën e proletariatit dhe model i “demokracisë së këshillave”. Kuratorja Adela Demetja na rrëfyen se si duke marrë shkas nga lagjja “Komuna e Parisit”, projekti në Tiranë trajton ndikimin e saj deri në ditët e sotme.

“Në përgjithësi ne kemi si prioritet artin e angazhuar edhe artistin, si një individ që luan rol aktiv në shoqërinë ku ai jeton. Në këtë ekspozitë performative, ne kemi marrë si pikënisje Komunën e Parisit, që daton në vitin 1871, ku për herë të parë klasa punëtore e Parisit u bashkua edhe mori pushtetin. Në këtë periudhë disa artistë të njohur iu bashkuan kësaj lëvizje”, tregon kuratorja, teksa shton se në këtë ekspozitë kanë ftuar dy artistë që punojnë bashkë, Rena Rädle & Vladan Jeremic. Ata janë një çift me banim në Beograd, që në praktikën e tyre bashkojnë artin me aktivizimin.

“Në këtë ekspozitë punët janë prodhuar posaçërisht, specifika e tyre është që të funksionojnë si detaje, që mund të përdoren edhe si mjete protestuese, janë banera, flamurë, barrikada  etj.  Me këtë lloj gjuhe artistike edhe aktiviste ne ngremë një debat për rolin, që artisti duhet që të luajë në shoqërinë e sotme”.

Kuratorja teksa shpjegon se ekspozita i kushtohet çështjes së funksionimit dhe vlerës së një vepre artistike, prandaj ajo e paralelizon edhe me atë që ka ndodh në vendin tonë me artistët gjatë viteve të fundit sa i përket artit të angazhuar.

“Që pas ‘90 ne kemi pas një art të angazhuar në Shqipëri, edhe kemi parë se si artistë të ndryshëm u janë bashkuar me punën e tyre lëvizjeve edhe zhvillimeve të ndryshme politike edhe sociale në vend. Vitet  fundit vëmë re sesi gjithmonë edhe më pak artistët po angazhohen me betejat e jetës së përditshme, kjo edhe për arsye të ndryshme, por le të themi se kemi një ndarje të madhe, midis artistëve që nuk janë fare të angazhuar edhe atyre, që janë të angazhuar, por humbin gjuhën estetike të artit”, prandaj Demetja kërkon që nëpërmjet kësaj ekspozite të tregojnë se si një artist mund të funksionojë shumë mirë, edhe në fushën e artit edhe në betejat e përditshme sociale.

“Nuk mendoj, se ky mosangazhim ka ndodh vetëm me artistët, por në përgjithësi me shoqërinë tonë, mbase sepse njerëzit janë lodhur me beteja që nuk arrijnë rezultate”.

Demetja shpjegon, se ky art mund të realizohet edhe të kryejë funksionin e tij, edhe më mirë, nëse artistët do të jenë të bashkuar.
“Neve mendojmë se artistët duhet që të jenë të bashkuar, edhe të ketë sa më shumë vende, që ata të flasin për këto lloj praktikash. Prandaj edhe në kuadër të kësaj ekspozite, nuk ndodh vetëm ekspozita, por zhvillojmë edhe tre aktivitete me artistë nga Shqipëria, Maqedonia, edhe Italia, të cilët rrëfejnë eksperiencën e tyre në këto beteja”.

 Ekspozita do të vazhdojë që të qëndrojë hapur në qendrën bashkëkohore Tirana ArtLab.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë