BRITANI E MADHE - Një ekspozitë e re është hapur këto ditë në Muzeun Britanik në Londër. Ajo përmban mbi 150 vepra të artit japonez erotik dhe ka bërë që vizitorëve të saj t'u dalin sytë nga vendi.
Në njërën prej pikturave të vizatuara me qymyr druri, ekspozitë shfaqet një nga imazhet më banale në historinë e artit: nga thëllësia e ujërave, një oktapod gjigant i kuq zvarritet mbi një grua të re të zhveshur...
Tentakulat e tij rrëshqasin mbi trupin e saj, i rrotullohen rreth një gjiri dhe këmbëve...
Për sytë e botës moderne, kjo pamje mund të duket si ndyrësi, por në fakt, ai është një krijim i njohur në në Perëndim si "Endrra e gruas së peshkatarit" dhe u krijua në 1814 nga artisti japonez Katsushika Hokusai (1760-1849 ) - një vepër të sofistikuar e artit që i përket një zhanri të njohur si “shunga” ose erotikisht si “pikturat e pranverës”, e cila lulëzoi në Japoni në mes të rreth 1600 dhe 1900.
Të tilla janë edhe pikturat e tjera, që shfaqin raporte seksuale edhe në detaje. Nisur nga ajo çfarë po ekspozohet, nga mediat britanike tashmë ka lindur pyetja: Eshtë art apo pornografi?

(Piktura "Endrra e gruas së peshkatarit")

Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com