Arti në zi! Ndërron jetë shkrimtari i madh çek Milan Kundera

PARIS- I vetëm në apartamentin e tij në Paris, ky ishte fundi i një autori të madh që frymëzoi mbarë botën me librat e tij!

Romancieri dhe një prej shkrimtarëve më të mëdhenj modern, Milan Kundera ndërroi jetë në moshën 94-vjeçare. Autorin më të përkthyer në botë e mposhti një sëmundje e gjatë dhe e rëndë. Ai konsiderohet një ndër shkrimtarët më të mëdhenj antikomunistë, teksa u arratis nga Çekia komuniste në vitin 1975, për në Francë.

Në vitin 1981 ai përfitoi shtetësinë franceze dhe që prej atëherë e konsideronte veten francez.

Librat e tij u ndaluan nga regjimi komunist në Çekosllovaki, deri në rënien e këtij regjimi nga revolucioni Velvet në vitin 1989. Autori i "Lehtësia e padurueshme e qenies", Kundera u pikas për tregimet e tij të mprehta, tragjikomike, të cilat shpesh ndërthureshin me debate të thella filozofike dhe portretizime satirike të jetës nën shtypjen komuniste.

I lindur në prill 1929 në Brno, Çekosllovaki, Kundera ishte pjesë e një brezi me ndikim të shkrimtarëve, kineastëve dhe intelektualëve çekë, të cilët u rritën gjatë viteve të trazuara të pas Luftës së Dytë Botërore. Si shumë nga ai brez, Kundera iu bashkua Partisë Komuniste pasi mori pushtetin menjëherë pas luftës dhe ishte, për ca kohë, një besimtar i vendosur në ideologjinë e saj. Ai u përjashtua nga partia në vitin 1950 për kritika ndaj regjimit, por anëtarësimi i tij u rivendos disa vjet më vonë. Si një shkrimtar i suksesshëm dhe një akademik i kërkuar, ai u bë një zë kritik me ndikim brenda partisë gjatë periudhës së liberalizimit në fund të viteve 1960 që u bë e njohur si Pranvera e Pragës. Ishte gjatë kësaj epoke që u botua romani i tij i parë, "Shakaja".

G.MO/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Assad rrezikon gjykimin për krime ndaj njerëzimit në Gjykatën Penale Ndërkombëtare

Assad rrezikon gjykimin për krime ndaj njerëzimit në Gjykatën Penale Ndërkombëtare