Vizitoi Shqipërinë gjatë diktaturës, kush është Annie Ernaux, francezja që kryesoi në Nobel të Letërsisë ndaj Rushdie, Houellebecq e Kunderas?!

Vizitoi Shqipërinë gjatë diktaturës, kush është Annie Ernaux, francezja që kryesoi në Nobel të Letërsisë ndaj Rushdie, Houellebecq e Kunderas?!

Fituesja e Nobelit te Letersise per vitin 2022 Annie Ernaux

Është gruaja e 17-të që fiton çmimin “Nobel” për Letërsinë”, që nga viti 1901, si dhe e 16-ta nga laureatët francez, pas Patrick Modianos. 

Annie Ernaux, pa asnjë kontestim, u vlerësua me çmimin më prestigjios të Letërsisë, “Nobel”,  “Për guximin dhe mprehtësinë klinike me të cilën ajo zbulon rrënjët, distancat dhe lidhjet kolektive të kujtimeve personale".

Annie Ernaux lindi në 1 shtator të vitit 1940 në Lillebonne të Normadisë, në një familje të thjeshtë. Prindërit, çojnë përpara familjen fillimisht si punëtorë e pastaj si tregëtarë të vegjël, duke hapur një dyqan ushqimoreje. Pasi përfundoi universitetin, Annie nis karrierën si mësuese e letërsisë moderne në lice.

U martua në vitin 1964, por martesa e saj, nga erdhën në jetë dy fëmijë zgjati pak vjet.

Në vitet ’70 ajo bëhet pjesë e lëvizjes feministë në France dhe shkruan në të përditshmen “Le Monde”.

Annie tërhiqet nga mësimdhënia në vitin 2000.  

Në vitin 1974, ka shkruar veprën e saj të parë, “Les armoires vides” (“Sirtaret/kabinetet e zbrazura”. Me romanin “Vendi”  (1983) arriti të fitojë çmimin “Renaudot” një vit më pas. Libri “Vitet” i shkruar në 2008-ën konsiderohet si një nga kryeveprat e saj, prej të cilit është frymëzuar edhe një film me të njëjtin titull nga Sara Fgaier.  Në vitin 2011 shkruan librin “Bija tjetër” dedikuar motrës së saj të vdekur. Ndërsa nga veprat më të vona është “Kujtime vajze”, që së bashku me “Pasioni i fshehtë” e “Vendi i babait” janë të përkthyera edhe në shqip nga Botimet Dudaj.

Në librat e shkrimtares franceze, siç shpjegon Komiteti i “Nobel”, Ernaux “në një mënyrë koherente dhe nga këndvështrime të ndryshme, shqyrton një jetë të karakterizuar nga pabarazi të forta gjinore, gjuhësore dhe klasore. Rruga e saj drejt profesionit të shkrimtares ka qenë e gjatë dhe e mundimshme”. Annie Ernaux, mundi të kryesojë në garën e “Nobelit” ndaj shkrimtarëve si Salman Rushdie, Michel Houellebecq e Milan Kundera, të nxjerra nga mediet ndërkombëtare në krye të sondazheve si kandidat fitues të mundshëm.

Një fakt interesant për shkrimtaren franceze, e solli në vëmendje shkrimtari Ylli Demneri dhe lidhet me një vizitë që ajo ka pasur në vendin tonë, gjatë viteve ’70, të dokumentuar edheMilan Kundera, të nxjerra nga mediet ndërkombëtare në krye të sondazheve si kandidat fitues të mundshëm. Një fakt interesant për shkrimtaren franceze, e solli në vëmendje shkrimtari Ylli Demneri dhe lidhet me një vizitë që ajo ka pasur në vendin tonë, gjatë viteve ’70, të dokumentuar edhe përmes filmimeve personale të saj."> përmes filmimeve personale të saj.

/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Tragjedi në Brazil/ Shembet ura, 2 të vdekur dhe dhjetëra të tjerë të zhdukur

Tragjedi në Brazil/ Shembet ura, 2 të vdekur dhe dhjetëra të tjerë të zhdukur