Arti përmes syrit të 10 artistëve të rinj në Kalanë e Tiranës   

Në Kalanë e Tiranës u çel mbrëmjen e së hënës ekspozita Hapësira që na rrethon, "Arti përmes vështrimit të të rinjve".  

Ky projekt, është kuruar nga Artan Shabani, i mbështetur nga Instituti i Politikave të Qëndrueshme dhe Ministria e Kulturës. 

Isida Sinjari, presidente e organizatës Instituti i Politikave të Qëndrueshme, rrëfen motivin e mbështetjes së këtij projekti artistik.  

Në këtë ekspozitë kanë marrë pjesë 10 artistë të rinj: Benard Lekgegaj, Ajet Halili, Albi Yzo, Entela Ahmetliaj, Ardit Boriçi, Erolda Çela, Denis Golgota, Joan Kapo, Edjola Mavriqi dhe Ersa Kana.

Këto vepra janë realizuar dhe riinterpretuar nga vetë artistët pas mbajtjes pezull, për shkak të pandemisë Covid-19, për më shumë se një vit të prekjeve fizike, puthjeve, përqafimeve dhe përkëdheljeve.  

Kuratori Artan Shabani thotë se ndarja dhe largësia e detyruar ka qenë mbytëse veçanërisht për artistët. 

Pas kësaj ndërprerjeje,  iu vjen natyrshëm të gjithëve të kërkojnë jetën e përditshme dhe frymëmarrjen e munguar 

 Arti dialogon me një bashkësi njerëzish, që nxisin aftësinë për të menduar në mënyrë kritike dhe çmontojnë logjikat më konvencionale, thotë kuratori Artan Shabani. 

10 artistë të talentuar me veprat e tyre, konform tematikës “Hapësira që na rrethon”, kërkojnë imazhet jetësore në hapësirën tonë të kujtesës dhe atë fizike.  

Ndalojmë tek një tors gruaje, skulpturë e punuar në metal e cila në lojën e marrëdhënieve me hapësirën shfaqet herë e dukshme në nuditetin e vet, herë abstrakte. Është vepra e artistit Benard Lekgegaj  

Kjo vepër, dhe jo vetëm kjo, rrëfen qartë përkorë konceptit kuratorial të Artan Shabanit sesi një krijim artistik lind si zëvendësues i realitetit.   

Artistët pjesëmarrës me veprat e tyre shprehin jo vetëm fizionominë e realitetit, por në veçanti edhe frymëzimin emocional, si kjo “kujtesë” e një preludi intim të artistit Ardit Boriçi që shkon shumë më përtej realitetit.  

Përgjigjet që mund t’i kërkosh artistit për veprën “Kujtesa” i gjen spontanisht kur je përballë tablosë. 

Artistët theksojnë nevojën dhe rëndësinë e rikuperimit të bashkimit njerëzor pas rënies së rrezikut të pandemisë. Ndërkohë artistët e jetojnë dhe përjetojnë imazhin fizik. Ata nxiten që të kërkojnë vizione, duke i parë nga dritarja e syve, jo nga lartësitë por aty nga toka, nga rrugët ku ecin përditë.  

Është kjo mbikëqyrje spontane që ka afruar këtë koncept të përngjitjes së detajeve në veprën “Atlasi”.  

Artisti i ri Albi Yzo ka një dritare nga ku vështron, ndërkohë aspak romantike, thjesht bashkëkohore. Mbikëqyrja e këtyre detajeve të sjella në tablo portretizon dhe njeriun dhe vete hapësirën rreth tij.  

Realitete të jetuara, dëshira të forta për të nxjerrë në pah pikën më të fortë të krijimtarisë së tyre. Artistja Eralda Çela ka një instalacion që surprizon. Ajo është aty në harmoni me temën e ekspozitës “Hapësira që na rrethon” dhe njëkohësisht e veçuar dhe origjinale në stil.  

Artisti Ajet Halili përcjellë një mesazh me pikënisje veprën e tij “Qytet pa makina” 

Kjo ekspozitë propozohet përmes një formati të kryqëzuar, në internet dhe në një hapësirë ekspozite në Tiranë, duke mbledhur bashkë dhjetë veprat e realizuara nga artistët e ftuar.  

Për kuratorin e kësja espozite këto ngjarje janë shenja të një ndryshimi të thellë në konceptin e përdorimit të artit nga një audiencë, që nuk mund ta quajmë më “vizitor”. 

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Komike, Erion Veliaj pyetet për 4 bileta në 2011, Berisha nuk pyetet as për 4 të vrarë në 2011 gjithashtu

Spahiu: Komike, Erion Veliaj pyetet për 4 bileta në 2011, Berisha nuk pyetet as për 4 të vrarë në 2011 gjithashtu