Artistët shqiptarë, pjesë e koncertit
të bamirësisë për fëmijët me kance

Artistët shqiptarë, pjesë e koncertit<br />të bamirësisë për fëmijët me kance
“Dhuro shpresë dhe buzëqeshje”, për këtë qëllim artistë dhe njerëz me shpirt human, u mblodhën në një koncert bamirësie të zhvilluar në Katedralen Ortodokse. 

Salla e Koncertit u mbush plot, ndërsa biletat e shfaqjes u shitën jashtë kapacitetit, e gjithë kjo për t’u ardhur në ndihmë fëmijëve të sëmurë me kancer dhe për të mbuluar shpenzimet e kemioterapive të disa prej tyre. 

Aurela Gaçe, Eranda Libohova, Mirush Kabashi apo Kastriot Tusha ishin vetëm disa prej emrave të njohur të skenës dhe ekranit, që dhanë kontributin e tyre në shfaqjen e drejtuar nga aktorja Ema Andrea dhe Ambra Meda, vajza që arriti t’i mbijetojë sëmundjes së kancerit, duke u shndërruar në fenomen kudo në rrjete sociale dhe frymëzim ëpr të gjithë ata persona që po kalojnë një eksperiencë të ngjashme. 

Shumë personazhe u ngjitën në skenë për të dhënë mesazhet e tyre, që në thelb mbeten të njëjtë: Të ndihmojmë dhe mbështesim të gjithë fëmijët e vegjël shpirtërisht dhe financiarisht, që edhe ata të rriten e plaken bashkë me ne.

Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Lushnje/ Merr flakë furgoni i mallrave, shpëton mrekullisht shoferi

Lushnje/ Merr flakë furgoni i mallrave, shpëton mrekullisht shoferi