‘Artiste e dy kulturave’, Marsela Çibukaj vlerësohet me titullin ambasadore e gjuhës italiane: Uroj të jem urë e fortë arti mes Shqipërisë e Italisë

‘Artiste e dy kulturave’, Marsela Çibukaj vlerësohet me titullin ambasadore e gjuhës italiane: Uroj të jem urë e fortë arti mes Shqipërisë e Italisë

Marsela Çibukaj dhe ambasadori italian

“Urë e fort arti”, kështu e koncepton vetveten tashmë këngëtarja e mirënjohur shqiptare, Marsela Çibukaj. Së fundmi, këngëtarja arriti të vlerësohet nga ambasadori italian, Fabrizio Bucci me titullin” ambasadore e gjuhës dhe kulturës italiane”. E si e tillë, Marsela shpreh përmes një shkrimi në Facebook, emocionet, vlerësimet e mirënjohjen për titullin e saj.

Duke e konsideruar si mision mjaft të rëndësishëm, Marsela i vendosi edhe një detyrë vetes, të shërbejë si një urë lidhëse e gërshetimit të kulturës sonë me atë italiane. Në këtë mënyrë, artistja argumenton sesi dy shtete, mund të “shkrihen” përmes artit e kulturës.

“Ambasadori Italian Z.Fabrizio Bucci, më vlerësoi me titullin “Ambadore e gjuhës dhe e kulturës italiane në Shqipëri”. Një vlerësim dhe një titull shumë i rëndësishëm për mua që prej vitesh si artiste nëpërmjet muzikës jam munduar të përcjellë dhe të promovoj vlerat e bukura të të dyja kulturave. Gjuhën dhe kulturën shqiptare në Itali dhe atë italiane këtu në vendin tonë. Kjo ishte një suprizë shumë e bukur brenda një mbrëmje feste e organizuar nga Ambasadori dhe staff-i i tij me rastin e fitores time në Festivalin “Kënga Magjike 2022”. E lumtur të kisha praninë e miqve dhe e personaliteve të shquar dhe të rëndësishëm për mua.  Si ambasadore kulture uroj të jem gjithmonë një urë e fort arti midis Shqipërisë tonë dhe Italisë të bukur. Dy vendet kaq të shtrenjtë në zemrën time.”- shkroi Marsela Çibukaj.

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Sali Berisha: Do heqim mesataren për pranimin në universitete! Studentët do marrin 200 euro çdo muaj

Sali Berisha: Do heqim mesataren për pranimin në universitete! Studentët do marrin 200 euro çdo muaj