Artistët Anagnosti, Xhuvani, Xhepa dhe Koroveshi ‘jetësojnë’ vargjet e ndaluara në diktaturë (VIDEO)

“Duhet të hiqen nga qarkullimi një sasi librash të përkohshmesh, të dëmshëm për shoqërinë dhe vendimi duhet aplikuar në të gjithë vendin”. Pas 72 vitesh nga ky vendim që u bë i ditur nga Partia e Punës për të ndaluar veprat e autorëve, ku mes tyre Fishta, Konica, Camaj dhe Asllani. Vargjet e poetëve vijnë në interpretimin e artistëve më në zë në vend, si Roza Anagnosti, Ndriçim Xhepa, Luiza Xhuvani dhe Kristian Koroveshi tek instalacioni “Reja”  

“Unë e kam përjetuar në shtëpinë botuese “Naim Frashëri” ku kam punuar. Janë autorë që thjesht për një lidhje familjare me dikë të padëshiruar nga partia e Punës i ndërpritej veprimtaria letrare”, thotë Piro Misha.

“Germa ‘R’, ajo që damkoste librat në Bibliotekën Kombëtare të Shqipërisë, por që kësaj here ka mbledh emra si Roza Anagnosti, Luiza Xhuvani apo Ndriçim Xhepa, së bashku me të riun e palodhur Kristian Koroveshi në një kolazh krijimesh të disa prej autorëve të mëdhenj shqiptarë, por të dënuar gjatë regjimit diktatorial”, thotë Margariti.

Ndriçim Xhepa rrëfen emocionet e kësaj mbrëmje poetike përkrah aktorëve të njohura

“Të bëjnë përshtypje që këto vargje kaq të ndjera nuk i janë përcjell lexuesit edhe spektatorit në skenë. Për këtë të vjen keq. Ne jemi koleg prej shumë vitesh bashkë, por unë s’kam qenë shumë i angazhuar shumë në fushën e poezisë, por përkrahë tyre është kënaqësi vërtet. Njerëzit po kalojnë momente stresi dhe kanë nevojë për momente të tilla”, rrëfen Ndriccim Xhepa.

Germa “R”, burgosja e letërsisë u zhvillua në kuadër të 100-vjetorit të Bibliotekës Kombëtare.

 

 

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?