Artistët durrsakë prezantojnë veprat muzikore në Spanjë

Artistët durrsakë prezantojnë veprat muzikore në Spanjë

Pesë artistë durrsakë do të prezantojnë në Spanjë dy vepra premierë, interpretuar nga Grupi Instrumental “Siglo XX”.

Ed Buharaja, kompozitor dhe pedagog në Universitetin e Arteve në Tiranë do të paraqesë në koncertin që organizohet në La Korunja në premierë botërore me veprën “B-B bachian reflex”.

Ndërkaq, në qytetin Ferrol dëgjuesit do të shijojnë nga kompozitori dhe violonçelisti Moni Kuriçi veprën “In Memoriam”, gjithashtu në premierë botërore.

Drejtuesi i grupit instrumental “Siglo XX”, Florian Vlashi tha se instrumentistët e familjes Vlashi do të jenë pjesë e ansamblit prezantues për veprat e porositura nga kompozitorët durrsakë.

Vepra e Buharasë me temën e Bahut nga 11 harqe, rikthen në vemendje koncertin e orkestrës “Jan Kukuzeli’ të vitit 1991 në Durrës – tha Florian Vlashi, edhe asokohe drejtues I orkestrës.

Një kujtesë tjetër është edhe ajo e veprës së Kuriçit për violonçel solo dhe kuartet harqesh e titulluar “In memoriam”.

Mes interpretuesve është përfshirë edhe Daniel Vlashi, spalë në Orkestrën e Berlinit, i cili këto ditë do të luajë në të njejtin rol edhe në OSG, Orkestra Sinfonike e Galicisë.

Familjen e instrumentistëve Vlashi e plotësojnë violinisti Florian dhe Rediana, violonçeliste në Grupin “Siglo XX”.

Për Ditën e Letërsisë së Galicisë, është porositur nga Concello de Cultura de Galicia një vepër monodramë "Koncert për një njeri të vetëm" për bas-bariton; violinë solo e “Siglo XX” do të jetë Florian Vlashi.

Koncertet do të fillojnë nesër në mbrëmje pas javës së Rezidencës Artistike në Firenze.

Florian Vlashi është formuar në shkollën e mesme artistike në Durrës dhe në Institutin e Lartë të Arteve në Tiranë. Ai njihet në atdhe, veçanërisht si themelues i  Bienales “Netët e Muzikës Klasike”, që pas 20 vitesh u ndërpre vitin e kaluar nga mungesa e mbështetjes së pushtetit vendor dhe qendroor.

Veç punës në Orkestrën sinfonike spanjolle të Galicisë, ai ka krijuar 28 vjet më parë në Korunja dhe drejton rregullisht Ansamblin Instrumental “Shekulli XX”, duke sjellë në Spanjë edhe veprat e kompozitorëve shqiptarë si Çesk Zadeja, Hajg Zacharian, Feim Ibrahimi, Edmond Buharaja, Zeqirja Ballata, Akil Koci, Rafet Rudi, Thoma Simaku e Dorian Çene.

1-6 maj. Rezidence Artistike, Firenze

“The musical dialogue from north to south, between continents and styles.”

PÄRT, GORECKI, ADÈS, TURINA etc.

Villa di Bivigliano,

Firenze.

7 maj: violinë solo

“Grammaticas e iluminacions”

Exposición pictórica de Miguel Anxo FERNAN VELLO.

QUIROGA “Emigrantes celtas”

KURTAG “Signs, Games and Messages” (selección)

Espiral Mayor Foro, 20:00h

Carballo.  

15 maj: Grupo Instrumental Siglo XX

“Inaugurar o tempo da xustiza”

KURIÇI “In memoriam” *

PEREIRO “O paseo das esfinxes”

BACH / PEREIRO “Suite Nr 3”

Centro Cultural Torrente Ballester, 20:00h Ferrol.

15 maj: Grupo Instrumental Siglo XX

“Concierto- Dia de las Letras Gallegas”

VIVALDI Concerto Grosso nr 11 op 3

BUHARAJA “B-B bachian reflex” *

MOSQUERA “Concerto para un home só”*

Teatro Colón, 20:30h.

La Coruña

(* World premiere)

Florian Vlashi

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?