“Artistët e huaj performancë në malet e Kurveleshit”, Auron Tare publikon pamje nga sheshi i restaruruar

“Artistët e huaj performancë në malet e Kurveleshit”,  Auron Tare publikon pamje nga sheshi i restaruruar

Artistët e huaj në sheshin e restauruar të fshatit

Për shumë kohë një zonë e panjohur dhe e lënë në harresë, tashmë Nivica në Kurvelesh ka rifituar shkëlqimin e humbur. Drejtor i Përgjithshëm i Agjensisë Kombëtare të Bregdetit, Auron Tare, përmes një postimi në rrjetin social ”Facebook” ka  njoftuar se 22 artistë nga vende si: Spanja, Italia, Rumania dhe Turqia, të cilët do të performojnë shfaqjen e tyre teatrale në Malet e Kurveleshit.

Studiuesi Tare shprehet se gjatë kësaj jave, artistët do të interpretojnë në teatrin në sheshin e restauruar të këtij fshati. Sipas tij, kjo është një ngjarje e rrallë, pasi asnjëherë më parë në këtë zonë, nuk janë zhvilluar aktivitete të tilla. shkruan Auron Tare në profilin e tij në Facebook, gjë të cilën e ka treguar dhe përmes fotove të publikuara.

22 artistë dhe aktorë nga Spanja, Italia, Rumania dhe Turqia kanë filluar performancën në rezidencën e tyre në fshatin Nivicë në Malet e Kurveleshit. Këtë javë ata do të interpretojnë teatrin në sheshin e restauruar të fshatit. Teatri Astragali i Lece do të performojë Rrënojat rrethore të Borges, rumunët do të paraqesin poetin romak Ovidit dhe spanjollët nga Universiteti i Madridit,  do të interpretojnë një shfaqje me valle dhe me maska. Kjo është një ngjarje e jashtëzakonshme në këto zona të harruara malore, ku komuniteti pastoral nuk ka paraqitur  kurrë më parë art.

Auron Tare

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?