Artistët kundër çmontimit të çadrës
së cirkut: E mbrojmë me trupin tonë

Artistët kundër çmontimit të çadrës<br />së cirkut: E mbrojmë me trupin tonë
TIRANE-Fati i cirkut kombëtar sërish jetim. Artistët e cirkut por edhe përfaqësues të sindikatave të artistëve protestuan sot për të mbrojtur çadrën e cirkut kombëtar, pasi ishte njoftuar se përmbarimi do të çmontonte çadrën.
 
Kjo si pasojë një vendimi të formës së prerë të gjykatës e cila kthen hapësirën e truallit që ka zënë çadra, pronarit të tokës.
 
Pas takimit për më shumë së 40 min përfaqësuesit e përmbarimit u larguan pa e prekur çadrën, për të cilën ishte njoftuar se do të çmontohej sot.
 
Nga ana tjetër, ministria e Kulturës, 2 vjet më parë është shprehur se do të gjejë një hapësirë të re për vendosjen e cirkut kombëtar, por deri më tani kjo hapësirë nuk është gjendur.
 
Reshat Ibrahimi, president i sindikatës së pavarur të të artistëve shqiptarë është shprehur se protestat do të përshkallëzohen në mbrojtje të cirkut.

“Sot ishte dita e caktuar nga Zyra e Përmbarimit për të marrë sipërfaqen 409 m2. Sipas vendimit të gjykatave  kjo sipërfaqe bën pjesë tek çadra e cirkut kombëtar që është vendi i punës i jetës dhe trashëgimisë kulturore të këtij institucioni shumë të rëndësishëm. Kjo çadër do lirohet kur Zyra e Përmbarimit dhe të gjithë ato që duan ta marrin të kalojnë mbi trupat tonë”, tha Ibrahimi.
 
Kujtim Duni,  drejtori i Cirkut Kombëtar, u shpreh për mediat se çadra e cirkut kombëtar do të vazhdojë aktivitet e saj dhe nuk do të mbyllet derisa të jepet vendimi nga kryeministri dhe ministria e kulturës për vendndodhjen e re të çadrës.

“Përfundimisht duke përmbledhur në mënyrë lakonike unë i thashë që nuk mund të bëj asnjë veprim, asnjë lirim objekti, asnjë ulje-ngritje apo spostim çadre pa urdhrin e kryeministrit apo të Ministrisë së Kulturës”, u shpreh Duni.
 
Artistët e cirkut janë të vendosur që të bëjnë rezistencë dhe të mos e lënë spektatorin pa shfaqje.
 
Kjo nuk është hera e parë që artistët e cirkut përballen me përfaqësuesit e zyrës përmbarimore. Në vitin 2015 ka qenë edhe përplasja e parë. Por që nga ajo kohë dhe deri më tani nuk është dhënë asnjë dritë për vendndodhjen e cirkut kombëtar. 
 
[gallery]21916[/gallery]

dy.b,B.B/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

RENEA aksion ‘blic’ në Vlorë, rrethojnë zonën e Ujit të Ftohtë! Kontrolle në hotelin ky dyshohet se ndodhen 2 persona të shumëkërkuar! Policia lokale nuk ishte njoftuar

RENEA aksion ‘blic’ në Vlorë, rrethojnë zonën e Ujit të Ftohtë! Kontrolle në hotelin ky dyshohet se ndodhen 2 persona të shumëkërkuar! Policia lokale nuk ishte njoftuar