Ka nisur në Lezhë, Edicioni i 13-të i Festivalit Folklorik Tipologjik të Rapsodeve dhe Instrumentisteve Popullor, ku për dy netë me radhe do të ngjiten në skene18 grupe artistike nga qyetete të ndryshme të vendit.
Me një gamë te gjere instrumentesh, këngë dhe kostume popullore, në naten e parë konkuruan grupet artistike të Fushë Arrezit, Malesise se Tiranës, Gjirokastres, Tropojes, Kurbinit, Gramshit, Kamzes dhe Lezhës.
Drejtori i Qendres Kombëtare të Veprimtarive Folklorike dhe Tradicionale Niko Kotherja tha se ky festival mbarekombetar është kthyer në traditën me te mire qe prezanton vlerat folklorike.
Organizuar nga Ministria e Kulturës, Qendra Kombëtare e Veprimtarive Tradicionale dhe Bashkia Lezhë, sonte ( e mërkurë) në natën e dytë e të Festivalit do të bëhet dhe vlerësimi i artistëve dhe do të ndahen çmimet fituese.