Artistët në lot, ja çfarë shkruajnë
për vdekjen e kompozitorit Lalo

Artistët në lot, ja çfarë shkruajnë<br />për vdekjen e kompozitorit Lalo<br>
Artistët e muzikës së lehtë shqiptare në zi për humbjen e papritur të kompozitorit të talentuar Aleksandër Lalo.

Shumë personazhe të skenës shqiptare kanë shprehur dhimbjen për këtë humbje të madhe të muzikës së lehtë shqiptare, duke i shprehur njëkohësisht ngushëllime familjes së kompozitorit Lalo.

Të gjithë personazhet e botës së muzikës, artit e politikës i kanë kanë kushtuar dy rrjeshta mjeshtrit Lalo në këtë mbrëmje.

Më poshtë do iu sjellim disa nga postimet e emrave më të famshëm në Shqipëri:

Aurela Gaçe: "Ke lënë një pasuri aq të vyer. Thesar i vërtetë. Gjenial dhe kaq i vërtetë".

Juliana Pasha: "Veprat e një mjeshtri nuk humbasin kurrë. I përjetshëm kujtimi yt! "Aleksandër Lalo"

Ardit Gjebrea: Eh çfarë kompozitori humbëm sot... dhe sa shpejt... 

Paqe për ty i dashur #aleksandërlalo dhe mirënjohje për muzikën që na dhurove.

Dashnor Diko: “Ndahet nga jeta, kompozitori Aleksander Lalo, keq ardhje dhe ngushellime FamiliesNdahet nga jeta, kompozitori Aleksander Lalo, keq ardhje dhe ngushellime Families”

Anxhela Peristeri:_”U prehsh në paqe profesor! Në pak kohë arrita të mësoj shumë nga ti. Do më mungojnë historitë e tua dhe prezenca jote shumë shumë! Ike më shpejt sec duhej por na le një pasuri shumë të madhe me artin shqiptar”.

Monika Lubonja: “Vdekja mori dhe një mjeshter të madh. Faleminderit për muzikën brilante që na dhurove . Lamtumirë Aleksandër Lalo!

Rozana Radi: “Kur largohet një artist dhimbja është e dyfishtë! Sonte kemi humbur të gjithë nga ky largim! Profesor Lalo pusho në paqe”.

Endri Prifti: “U prefsh në paqe profesori jonë i dashur Aleksandër Lalo . Ke dhënë dhe kë lënë shumë vepra pas në këtë vend. Do rrojme dhe do i kujtojmë gjithmonë . Para disa ditësh po këndonim deri në mëngjes së bashku , ti pije fërnet e ne nga një rakicke me shumë miq të tjerë të zemrës . Ngushëllime nga zemra jonë familjes . RESPEKT, këngët e fundit i ndamë së bashku , i bije kitares e këndoje si djalkë profesor . Nuk do të harrojmë kurrë” .

Julian Deda: “Aleksander Lalo, një nga kompozitorët më të mirë që kishim. Energjik dhe i pakompromis. U prehsh në paqe artist”.

Redaksia Online
a.dr/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Jason Derulo kapet 'mat' duke darkuar me një vajzë misterioze në Tiranë

Jason Derulo kapet 'mat' duke darkuar me një vajzë misterioze në Tiranë