Artistët shqiptarë me ballo vjeneze në Pallatin e Kongreseve, Hoxha: Një gala për të mos u humbur

Mbyllja e vitit për artistët e Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit vjen me “Le të vallëzojmë” në Pallatin e Kongreseve. Viti 2018, i cilësuar si viti kulturor i bashkëpunimit Shqipëri –Austri përmbyll aktivitetet me këtë grand gala sonte. Kori, baleti dhe orkestra do të vijnë nën koreografinë e Renato Zanellës. Artistët që do të jenë pjesë e kësaj mbrëmje tregojnë këtë eksperiencë

Është një gala për të mos u humbur, më bukur se kaq nuk mund që të festohej.

 Enada Hoxha, koreografe


“Unë kam një peshë kryesore në këtë shfaqje, do ta quaj qershia mbi tortë edhe do të veçoja pjesën që interpetoj më Dion Gjinikën”, shprehet balerina Adela Muçollari.

“Për mua kjo mbrëmje është ndryshe, se këtu do kemi muzikë balloje vjeneze, pesha kryesore është e balerinëve edhe jo e këngëtarëve. Emocioni është i veçantë se është në një sallë kaq të madhe, me orkestër, ndriçim dhe skenografi. Unë do të vijë me një operetë nga “Vejushat gazmore”.

Armaldo Kllogjeri, tenor

Mbrëmja me valsin vjenez do ketë në repertor pjesë nga Moxarti, Straussi, por edhe shumë autorë të tjerë vjenezë, që kanë luajtur një rol të rëndësishëm në historinë e operës ndër viti. Artistët kanë një urim edhe për Vitin e Ri.

 

Urimi im është që të gjithë të kenë një vit sa më të mbarë, qetësi edhe paqe me të tjerët. Të jenë të tërë të lumtur.

Enada Hoxha, koreografe

“Për njerëzit dua që t’i përulem të gjithë publikut, se të interpretoj edhe të marrë duartrokitjet e tyre", shprehet balerina Adela Muçollari.

“Sa më shumë lumturi, edhe shëndet kudo që ndodhen”,

Armaldo Kllogjeri, tenor

Grand Gala prezantohet, sonte në orën 19.00 në Pallatit të Kongreseve.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?