Artisti i 11 rekordeve Guinness, Saimir Strati: Në Shqipëri s’gjej hapësirë për të ekspozuar (VIDEO)

Mozaikët më mahnitës dhe bashkëkohorë në histori, kryeveprat që sot janë pjesë e librit të rekordeve Gunness janë realizuar nga mjeshtri shqiptar Saimir Strati. 11 nga veprat e tij, janë konsideruar, si shpikjet më unike në fushën e artit, duke e cilësuar atë si një artist modern në artin e mozaikut. Veprat me të cilat Strati ka kapërcyer kufijtë shqiptar, duke qenë kështu i vetmi artist në botë, që numëron 11 guinness ka përdorur materiale të ndryshme moderne industriale, si gurë të ndryshëm, xhame me ngjyra, thumba, vida, kruese dhëmbësh, pipa apo fasule kafeje.  Për kamerën e “ReportTV” Saimir Strati rrëfen rekordin e 11-të, se si në 15 metra/katrorë mbuloi me 250 mijë vida portretin e Mustafa Qemal Ataturkut.

 

“Mustafa Qemal Ataturku është një dimension i madh për kombin turk, themeluesi i Turqisë moderne, kështu që edhe përgjegjësia ishte e madhe, sepse bëhej fjalë për një dimension rreth 15 metra katrorë, që do t’i vendoseshin 25 mijë vida të ngjyrave edhe dimensioneve të ndryshme. Tërë kohës kisha në mendje respektin, që ata kanë për këtë figurë, prandaj edhe emocionet ishin të mëdha. Vepra e titulluar “Vizionari” hyri në librin e rekordeve Guinness. Edhe sot flitet më tepër për veprën”.

Për të mozaiku është dashuria e tij më e madhe. Prandaj, nga çdo vepër ruan mbresa edhe emocione të ndryshme. E para vepër, për të cilën ka përdorur gozhdë,me të cilën edhe hyri në librin e rekordeve është për Leonardo da Vinçin.

“Zakonisht thuhet se të gjitha veprat janë njësoj, por nuk besoj se është e vërtetë, se çdo vepër ka historinë e vet. Vepra e Leonardo da Vinçit, e para që ka hyrë në Guinness më ka dhënë më shumë emocione, sepse mbart edhe një histori. Teksa dëgjoja që në botë është shpikur një printer që ka riprodhuar Xhokondën në masën 92 për qind. Pas kësaj përdorja një nënqeshje edhe thashë mos vallë e kanë gozhduar Leonardo da Vinçin. Kështu u bë puna e parë më gozhdë, që të ishte e pamundur të fotokopjohej. Por, edhe nga mozaiku i Nënë Terezës në Prishtinë ruaj emocione të jashtëzakonshme, sepse është bërë vetëm brenda 28 ditëve. Çdo rekord ka emocione të jashtëzakonshme”, thotë Strati.

Strati krijesat e tij i krahason me notat muzikore, që kompozitori vendos mbi pentagram.

“Mozaiku është i ndërtuar me pjesëza, ashtu sikundër edhe muzika është e ndërtuar me nota. Notat ekzistojnë në ajër edhe kompozitori ato i merr edhe i vendos mbi pentagram. Vendosja e notave mbi pentagram është një mozaik vizualisht. Kështu e mendoj edhe unë mozikun, që ndërtoj, si muzikë për sytë”.

Ndonëse, nuk do të reshtë asnjëherë së prezantuari veten nën flamurin shqiptar, Strati na rrëfen se në Shqipëri, prej vitesh është në kërkim të një hapësire ekspozuese

Artisti Saimir Strati me rekordin e ri Guieness portreti i ATATURK

 

“Për hir të së vërtetës që nga viti 2006, që bëra rekordin e parë kam kërkuar një hapësirë ku të ekspozoj veprat për publikun. Tashmë kanë kaluar shumë vite edhe e njëjta situatë ka ndodhur, nuk ka asnjë interes. Nuk ka pas asnjë vëmendje nga institucionet në Shqipëri. Shpresoj që në të ardhmen të ndryshojë kjo. Shtatë nga veprat janë hyrje të reja në rekorde Guinness dhe ndodhen në Shqipëri. Ekspozimi i tyre do t’i bënte mirë edhe turizmit. Unë s’po kërkoj diçka që do ta realizojë nesër, por një ambient për të ekspozuar. Edhe pse për botën vetëm një rekord në Guinness krijon lajm, unë do të vazhdoj që ta përfaqësoj Shqipërinë me flamurin tonë, sepse asnjëherë s’kam pranuar të ndërroj shtetësi”.

Dëshira e artistit Saimir Strati është që në të ardhmen të realizojë një vepër për Shqipërinë.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • A.n.: 14/09/2019 16:12

    S'ke vend sepse jemi plot me artista/kengetare/piktore. Gjej ndonje vend ne perendim ku shumica punojne dhe skane kohe te merren me art.

    Përgjigju
  • Pyka: 13/09/2019 19:45

    Sajmir,si artist dite donin te gjitha vendet te te kishin te tute.Si njeri je njesh fare.Por ke nje te metè..je i mènçur.Ti nuk je i djallezuar!Aty behet gare per te vjedhur,modeli yt mungonfare!Por mungon fare,ama!

    Përgjigju
  • po Erdoganin kur do ta bosh at'qI: 13/09/2019 19:21

    QIMOL ATA TURKI E KA QIT BUKER VALLAHI BILAHI

    Përgjigju
  • Artisti: 13/09/2019 15:50

    Saimir mos prit vleresim nga hajdutet edge plehrat e shtetit shqiptar. Ty te lumshin duart edhe vetem suksese pac ne jeten tende por shiko te ecesh perpara se ne nuk dime ta vleresojme artin por vetem ta shkelim me kembe.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Himara me kryebashkiake të komanduar, a është zgjidhja e duhur?



×

Lajmi i fundit

SKEDA/ Si ndodhi maskara e Peshkëpisë dhe vrasja e dy ushtarëve shqiptarë! Faktet që lidhin organizatën Mavi dhe Fredi Belerin me ngjarjen, anëtarët e përfshirë

SKEDA/ Si ndodhi maskara e Peshkëpisë dhe vrasja e dy ushtarëve shqiptarë! Faktet që lidhin organizatën Mavi dhe Fredi Belerin me ngjarjen, anëtarët e përfshirë