Herë pas here, edhe pse i distancuar në kohë, i jam kthyer figurës poliedrike të Tano Banushit, të cilin kam pasur fatin ta njoh e ta ndjek për shumë vite në skenë. Një aktor brilant, i papërsëritshëm i humorit shqiptar. Një lexues i rregullt, veçanërisht, i letërsisë humoristike. Një artist, përgjithësisht i një natyre të heshtur, por që kërkonte..., sa në skenë e sa në letërsi. Mbase donte të plotësonte diçka që i mungonte, të cilën ai nuk e thoshte asnjëherë, të cilën nuk e shfaqte... E, ai Tanoja i çdoditshëm ishte një kërkues... Donte të plotësohej kulturalisht.
Gjithmonë me mendimin se kam lënë diçka mangut pa thënë, e pse jo, më duket sikur vitet dhe koha ende dinë diçka (në të vërtetë dinë shumëçka) dhe ma fshehin... Sepse, në të vërtetë, universi aktoresk i Tano Banushit, ka bërë që në skenën e estradës..., (më vjen në ndihmë fraza e një studiuesi, të cilën dua ta perifrazoj) “... aty (të) lind miti, aty (të) lë (rë) gjurmë pasioni, aty (të) shndrisin ndjenjat.”

LAJMET MË TË VLERËSUARA