Artisti i Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit (TKOB), Xhieldo Hyseni, vetëm 27 vjeç, është shpallur fitues në konkursin prestigjioz për këngëtarët e rinj lirik "AsLiCo", të zhvilluar nga "Teatri Social i Como-s", në Itali.
Në finalen që u mbajt të dielën e 8 janarit, ai arriti të rrëmbente i vetëm, mes shumë konkurrentëve, rolin e Salastros për veprën operistike të Mozart-it "Flauti magjik", për ta interpretuat atë në teatrot e Lombardisë.
Këtë e njoftoi vetë drejtoresha e Përgjithshme e TKOB-së, Abigeila Voshtina, e cila e uroi artistin e ri për arritjen dhe u shpreh krenare se si “kultura, arti dhe muzika na sjellin me pranë njëri-tjetrit".
"Promovimi i të tilla talenteve përtej kufijve iu hap rrugën këngëtarëve të rinj, me aftësitë e duhura, të zgjerojnë horizontin dhe të rriten si nga ana artistike, asht edhe ajo profesionale", tha ajo.
Përgjatë maratonës 3-ditore, në edicionin e 74-t të këtij konkursit, Shqipëria u përfaqësua nga tre të rinjtë e TKOB-së, Rovena Xhelili, Xhieldo Hyseni dhe Bledar Domi, në bashkëpunim me Rame Lahaj International Opera Festival (RLIOF) dhe me kujdesin e veçantë të drejtorit Artistik të RLIOF-it, Ulpiana Aliaj.
Teatri i Operës dhe Baletit promovon prej vitesh talentet e artistëve të rinj, në Shqipëri dhe përtej kufijve të saj. Kjo me qëllim rritjen e cilësisë së artit dhe kulturës shqiptare.
Ndër emrat e shquar shqiptar të dalë nga ky konkurs përmendim Gezim Myshketa, Ulpiana Aliaj, Marigona Qerkezi, Enkelejda Kamani, Klodjan Kacani.
SI.E./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Lista e PS për 14 Majin me 44 rikandidime e 17 emra të rinj, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
57.7%
-
Të gabuar
28.5%
-
Nuke di
13.8%
Vota total: 762
Lajme të tjera
-
Voshtina sjell muzikalin ‘Callas and Onassis’ në Teatrin e Operës dhe Baletit
21 Janar, 13:05
-
E dashuruar me muzikën prej vegjëlisë, flautistja e parë Enalda Gjoni, 2 dekada në ‘Opera’! Rrëfen rrugëtimin artistik dhe ‘Klasikët’ që mbërrijnë sot në teatër
14 Janar, 15:15
-
Surprizat e Galasë/ ‘Kthim në shtëpi’! Adela e Anxhelo Muçollari, në 'Opera' për tri net: Arritjet ia dedikojmë nënës
18 Dhjetor 2022, 16:00
-
Xhieldo Hyseni, të ngjitesh në 'OPERA' i transformuar si 70-vjeçari 'Don Pasquale', artisti: Personazhi ka kohë që është me mua
16 Dhjetor 2022, 17:10
-
Blenard Azizaj në Opera, në skenë 2 netë ‘Emigrimi i Madh’:Ikëm maleve! Rikthimi emocion, na pret dhe familja
31 Tetor 2022, 18:08
-
Vjen në Tiranë edicioni i parë i Festivalit Ndërkombëtar të Dancit Bashkëkohor, ja yjet që do ngjiten në skenë
28 Tetor 2022, 18:06
-
Nga ‘Actus Tragicus’ i Bah, tek ‘Actus for Vjosa’ i Gentian Dodës, artisti: Në këtë vepër, jo vetëm kauza e lumit, por edhe e artit, atij kontemporan
23 Tetor 2022, 15:53
-
‘Requiem’ i Verdit, për herë të parë në ‘Opera’! Artistët e Teatrit e ata italianë bashkohen me Orkestrën dhe Filarmoninë e Kosovës
20 Tetor 2022, 21:04
-
Shpallet 'Miss Globe 2022', kush është vajza që rrëmbeu kurorën e më të bukurës! Mes fituesve edhe shqiptarja Drita Ziriu
16 Tetor 2022, 15:00
-
Elbenita Kajtazi, nga skenat prestigjioze, në Teatrin e Operas! Fëmijëria në Mitrovicë e raporti me Jahon, sopranoja: Mirënjohës, na pritët në luftë
14 Tetor 2022, 18:54
-
Artisti italian Alessandro Quarta, ‘Gjeniu i muzikës’ që preku skenën e ‘Operas’
14 Tetor 2022, 09:52
-
S’ka hapësira, Biblioteka ekspozon në 'OPERA'! 11 vëllime e 844 gravura nga ekspedita e Napoleon Bonapartit në Egjipt, Misha: Botim i rrallë
20 Shtator 2022, 16:54