Artisti që ngriti ‘këndin e luftës’ në studion e tij, Endri Beqo: Po protestoj me anë të figurave

Gjithçka nisi me verdhë e blunë e ukrainasit në ikje. Në studion e tij, pranë “Bulevardit të ri”, Endri Beqo, ka ngritur përmes karikaturës, këndin e tij të Luftës. Është një qoshk rezistence ndaj etjes për pushtet të diktatorit Putin, për t’i thënë “Mjaft!” sulmeve në Ukrainë... E tanimë momenti që zë vend në karikaturën e tij, është kriza ekonomike në rajon si pasojë e këtij konflikti... Si për ironi, i pari vend i prekur është Shqipëria... Ndërsa pason Kosova, që ende pa mbyllur plagët e Luftës së fundit të viteve ’90, duhet të përballojë dëmet e risqet e mundshme të një tjetër konflikti...

“Ka qenë mënyra ime për të dhënë një mesazh që unë po protestoj me anë të figurave, për të dhënë mesazhin që nuk duhet Luftë por paqe dhe barazi për njerëzimin”, tha ai.

E ngacmon realiteti Endri Beqon. Një nga të rinjtë e kryeqytetit, që mban gjallë artin e karikaturës, të nisur si pasion që në moshën 16-vjeçare. Gjithmonë ka në mendje idenë për karikaturën e radhës. Siç zbulon veprave të luftës, do t’u shtohet këto ditë një tjetër karikaturë... një pëllumb, që në sqep mban armë bërthamore... e ku Putini si shkaktar i luftës, në një cep të saj mund të ngrejë krye...

“E kam nisur që në datë 24 shkurt që nisi lufta , e deri më sot kam bërë mbi 15 vepra”, u shpreh ai.

Teknikat që përdor janë të ndjeshme... Lapsi, kolori apo edhe punimet në digjital ndërtojnë përmes ironisë therëse, inkurajimin e mbështetjen simbolike të njerëzve që vuajnë luftën... Nuk kursehet tek diktatori i ri... Putini vjen si “pjellë” e Hitlerit në karikaturën e tij.

“Është e njëjta mendësi pushtimi me atë të Hitlerit. Ndaj unë me ironi e vendos Hitlerin përballë Putinit, duke i thënë: ‘Heil Putin!’”

Afro 18 vjet me karikaturën, aktualiteti është gjithmonë i pranishëm në veprat e Beqos. Në tre ekspozitat e mbajtura në 5 vitet e fundit, ka lëvruar tema sociale, pasojat e tërmetit e të pandemisë...  Artisti, rrëfen se pret me ankth, që subjekti përmbyllës i këtij Këndi artistik, të jetë paqja e ri ngritja e Ukrainës. Ndërsa në Shqipëri, zërat e protestës që dëgjohen nga studioja, të pakësohen, jo nga trysnia por lehtësimi i krizës ekonomike....

J.GJ./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja