Artisti spanjoll Navia, 50 fotografi
në Tiranë për Servantesin

Artisti spanjoll Navia, 50 fotografi<br />në Tiranë për Servantesin
Ekspozita ‘Migel de Servantes ose dëshira për të jetuar’ e fotografit spanjoll José Manuel Navia është çelur në Galerinë Kombëtare të Arteve në Tiranë.

Projekti, i konceptuar dhe i realizuar nga Navia, paraqet përmes 50 fotografive, një udhëtim pamor nëpër vendet dhe shtigjet ku kaloi Migel de Servantes përgjatë jetës së tij.

 “400-vjetori i Servanetsit më dha rast për temën e kësaj eskpozite.

Ky projekt ka qenë shumë kompleks dhe kam punuar dy vjet për ta realizuar, dhe kjo falë disa organizmaave të kulturës së Spanjës dhe falë interesit tuaj e disa vendeve dhe etnive të Ballkanit.

Kam dashur të fotografoj në të njëjtat skena ku Migel de Servantes kaloi ditët e tij dhe ku ëndërroi shumë nga personazhet e tij; rrugë dhe vende që mbulojnë një pjesë të
mirë të gadishullit iberik dhe të botës mesdhetare: Italia, Greqia, Tunizia, Algjeria, gjithmonë i vëmendshëm ndaj njerëzve të thjeshtë dhe trajektoreve larg pushtetit”,u shpreh Navia.


Në këtë ekspozitë që do qëndrojë e çelur deri në datën 28 korrik 2016, fotografi i njohur spanjoll Navia sjell 50 fotografi të shoqëruara me tekste dhe citime letrare që lidhen me Servantesin dhe veprën e tij.

ekspozita spanjolli
ekspozita spanjolli
ekspozita spanjolli
 Foto të tjera..

Redaksia Online
(M.Ç/shhqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

GOLAT/ Cristiano Ronaldo 'si vera', shënon dopietë dhe dërgon Al Nassr në finalen e Kupës

GOLAT/ Cristiano Ronaldo 'si vera', shënon dopietë dhe dërgon Al Nassr në finalen e Kupës