Mia Enell, artisja e njohur suedeze do të sjell në sallën COD, në Kryeministri ekspozitën e titulluar “Tani, tani, tani”. Ekspozita do të çelet më 9 janar.
Shpesh pikturat e saj me konture të zbehta, grafika dhe personazhe ngjajnë me të fëmijëve, sepse Enell punon e frymëzuar drejtpërsëdrejti nga ëndrrat.
Në veprën e saj shfaqen imazhe dhe skenat sureale që ajo i hedh herë-pas-here drejtpërdrejtë mbi letër ose mbi kanavacë.
Në skicat dhe vizatimet e saj, duket se Enell pajtohet me përkufizimin themelor të Frojdit se shqetësimet e pacientit janë të rrënjosura në një anomali të përgjithshme, në një sëmundje që nuk mund të shërohet dot nga terapia psiko-analitike.
Subjektet e saj, shpesh janë njerëzit në moshë të mesme. Këta njerëz na vështrojnë në sy, të kapur në një ankth metafizik, ndonjëherë të trembur, e shpesh të hutuar, të pasigurt për vendin e tyre në botë.
Ekspozita është kuruar nga Genti Gjikola dhe William Stover.
Me veprat e kësaj ekspozite Enell ka fituar çmimi e Kulturës në Nju Jork në vitin 2004. Mia Enell ka punuar edhe në zhanre të tjera dhe me materiale të ndryshme – fotografi, video, skulpturë.
[gallery]25299[/gallery]
Redaksia Online
A.Gj/Shqiptarja.com

VIDEO











