Artistja turke që krijon skulptura
të veçanta nga enët e kuzhinës

Artistja turke që krijon skulptura<br />të veçanta nga enët e kuzhinës
Ish-punonjësja në sektorin e turizmit dhe hotelerisë, Aysel Icli, në qytetin turk Kemer, në afërsi të Antalyas, bën skulptura nga enët e kuzhinës, duke përdorur pirunë, thikë, lugë, tenxheret, madje edhe tavët, shkruan Anadolu Agency (AA).
 
Ajo është diplomuar në Akademinë e Artit në Universitetin e Stambollit. Materialin e nevojshëm për skulpturat e gjen në tregjet dhe zonat industriale.
 
Aysel Icli punimet e saj i ekspozon në oborrin e hotelit familjar.
 
Ajo merret me art që nga fëmijëria, kjo gjithmonë ishte ëndrra e saj, por siç thotë, babai i saj dëshironte që ajo të studiojë për Drejtësi. 
 
Kjo artiste ka filluar me bërjen e skulpturave kryesisht nga monotonia, ndërsa pastaj edhe të argëtojë fëmijët.
 
"Kur u shpërngulëm këtu nuk kishte asgjë. Kështu njëherë vajta në zonën industriale dhe morra disa tela. U ula dhe u përpoqa të bëj diçka. Në vitet shtatëdhjetë të shekullit të kaluar fillova të merresha me këtë për argëtim. Pasi që kemi hapur hotelin, këtu e vendosa edhe punëtorinë time. Aty kaloj shumicën e kohës", shpjegon Icli.
 
Ajo vë në dukje se ka disa miq që i propozojnë të hapë një ekspozitë.
 
"U them se nuk më duhet ekspozitë më e mirë nga kjo që kam në hotel. Këtu për gjysmë vjet vijnë mbi dy mijë njerëz. Bëjnë fotografi dhe shkojnë. A do të vinin aq shumë njerëz në ekspozitë?", pyet Icli.
 
Gjithashtu tregon se familja dhe miqtë vazhdimisht i sjellin material të ri për bërjen e skulpturave.
 
Por ajo tregon se nuk e ka ndërmend të shesë skulpturat e saj.
 
"Skulpturat i bëj për veten time. Ka shumë prej tyre që do t'i blenin, por ato nuk janë në shitje", theksoi Icli.

aisle icli

Redaksia Online
( b.h/Shqiptarja.com )
 
 

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duk protesta e opozitës?



×

Lajmi i fundit

'Më e kënaqur nga protesta sot është mazhoranca', Endri Shabani: Vëmendja zhvendoset nga përmbytja e Vlorës apo rritja çmimeve tek molotovët e Nokës

'Më e kënaqur nga protesta sot është mazhoranca', Endri Shabani: Vëmendja zhvendoset nga përmbytja e Vlorës apo rritja çmimeve tek molotovët e Nokës