Artur Ajazi: Berisha si Lenini

Artur Ajazi: Berisha si Lenini

Sali Berisha

107 vjet më parë, V.I.Lenin, nisi nga Shën-Peterburgu revolucionin bolshevik. Ketë imitim të keq, ka vendosur ta bëjë edhe Berisha, duke caktuar jo pa “domethënie” datën 7 Tetor, si “ditën e nisjes së revolucionit pa kthim”. Nuk e di, por Berisha ka shumë koinçidenca datash me ditët e revolucioneve të partive dhe kohës së komunizmit.  Nuk e di pse, por ai cakton pikërisht data “protestash apo revolucionesh”, pikërisht ditë të shënuara, ku kanë bërë bujë ngjarje të kohës së komunizmit.

“Revolucionin” e tij, Berisha po e nis pikërisht nga 7 Tetori, dita kur Lenini, nisi nga Shën-Peterburgu marshimin e bolshevikëve drejt Moskës. Nostalgjia, e shtyn gjithmonë një ish-komunist, të caktojë ditë të shënuara nga kalendari  partisë, sikur të ishin ditët e jetës tij. Berisha gjithmonë ka luajtur me me “ditët e shënuara të partisë tij mëmë”. E ka patur “dobësi”, pasi ka mbajtur teserën e saj për 25 vjet rresht. Ndaj dhe ditënisjen e revolucionit “blu” dhe marshimin e demokratëve, ka vendosur  ta mbajë në 7 Tetor. Me përjashtimin e vetëm, se “Lenini” ynë  nuk do të jetë vetë i pranishëm në marshimin e madh. Demokratët do të mblidhen para selisë partisë, dhe do të nisin marshimin e tyre, duke bllokuar rrugët dhe sheshet e kryeqytetit,  nga ku pritet që “revolucionarët” të  kenë edhe reagime spontane, të hedhin dhe parrulla antiqeveritare, apo flakadanë, por kjo varet gjithmonë sipas orientimit të marrë nga  ballkoni i “Leninit”. Eshtë ai, që do të drejtojë nga atje lart, gjithë marshimin e demokratëve drejt  “fitores së pushtetit”.

Shprehja e njohur tanimë “o sot o kurrë”, gjithashtu është marrë nga konteksti i fjalimeve të udhëheqësve komunistë të kohës. Duke mos  ditur  dhe harruar  kohën ku jeton, ose duke dashur të bëjë paralelizma boshe me revolucionet e “baballarëve të komunizmit”, Berisha po kërkon të krijojë patjetër një situatë komplekse, që do ta shfrytëzonte në dobi të qëllimeve të tij. Ai për momentin, e ka të pamundur të mbledhë aq shumë njerëz në sheshe dhe bulevarde, sa të nisë  dhe imitojë marshimin e madh të “Shën-Peterburgut”. Do ta dëshironte shumë që mbështetësit e tij, të bënin atë që bënë 107 vjet më parë bolshevikët e Leninit, por e ka të pamundur. Berisha edhe flamujt e partisë tij nga ballkoni, i tund si Lenini që valëviste  flamujt  me yll  drapër dhe çekan, majë ballkonit të pallatit të Carit Rus, pas pushtimit. Imagjinata për tu bërë “lider i madh” , shpesh i shtyn në delir  politikanët, dhe  në gabime trashanike.

Eshtë koha kur PD-ja duhej të bënte pikërisht “revolucion” brënda vehtes, dhe jo marshime donkishiteske bulevardit, duke mos prodhuar asgjë të levderisshme për të ardhmen e saj, thjesht për ti rritur paksa “ryben” kryetarit Berisha. Duket sikur është pikërisht koha e reagimeve të brëndshme, por nga ana tjetër tek shohim realitetin si përsëritet në PD-në e sotme, nuk vlen asgjë edhe sikur Berisha që nesër të largohej nga drejtimi i asaj partie. Në PD-në e sotme, janë është e pamundur të  përmbysësh zallamahinë e trashur sa vetë koha e tranzicionit. Ajo parti  ka mbetur dhe do të mbahet peng i interesave klanore, që janë lidhur ngushtë me bëmat e së shkuarës.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni punën e qeverisë gjatë vitit 2024?



×

Lajmi i fundit

3 shenjat me fat! Mundësi të arta dhe rritje në karrierë gjatë muajit janar 2025

3 shenjat me fat! Mundësi të arta dhe rritje në karrierë gjatë muajit janar 2025