Arrestiset sërish një autor vrasjesh. Arratiset sërish nga “pakujdesia e policisë” një killer, një njeri i akuzuar për një seri veprash penale. Dhe ku? Nën hundën e policisë, brenda një spitali, dhe i paprangosur. I ardhur nga qelia pa pranga, duke ecur serbes krahas uniformave blu, sikur të ishte njeri i zakonshëm. Ndodhia vlen të hetohet thellësisht mbi rolin bazë të një zinxhiri njerëzish, duke e nisur nga polici më i thjeshtë, deri tek shefat e tij.
Vitet e fundit, “ikje të tilla” (që nuk ndodhin kurrë nga pakujdesia por janë të qëllimshme) kanë ndodhur shpesh. Arrestiset X nga burgu, arrestiset Y nga spitali, arratiset një tjeter nga salla e gjyqit. Po mirë, po policia nuk gjendet pranë tij, nuk e kishte prangosur, nuk kishte marrë masa parapergatitore kur e shoqeron drejt gjykates, spitalit apo dhe diku tjeter ? Natyrisht lidhja e segmenteve të caktuara të policisë me krimin, mbetet evidente sot në rradhët e Policisë Shtetit.
Madje duke e nisur nga polici i thjeshtë e duke vazjtur deri tek shefa dhe drejtues policie. Ka ardhur koha të forcohet ligji, rregullorja, ka ardhur koha të ashpërsohet Kodi Penal, nenet ku flasin për dënimin e policëve dhe shefave të tyre të lidhur me krimin dhe trafikun e drogës. Ka ardhur koha kur, Kodi Penal, të ketë dënime deri 15 vjet për policin dhe shefin e tij, që janë molepsur në planin për arratisjen e një krimineli nga burgu, apo të lidhur me rrjetin e trafikut të drogës. Asnjë mëdyshje dhe asnjë lehtësim nuk duhet të ketë. Eshtë e tmerrshme të mendosh se, nga duart e policisë, arrin të largohet një person me rrezikshmëri të lartë shoqerore, një autor vrasjesh, një person që po hetohet dhe gjykohet, dhe papritur ai “arratiset”.
U bë “modë” arratisja e të paraburgosurve, dhe atyre që e kanë marrë dënimin nga gjykata. Ashtu siç është bërë e zakonshme, zbulimi i lidhjeve të policëve dhe drejtuesve të policisë, me emra të spikatur të botës së krimit. Nuk mund të kenë vend në Policinë e Shtetit, police, shefa komisariatesh apo dhe drejtues policie në qarqe, që rezultojnë të lidhur me botën e krimit. Ministria e Drejtësisë, dhe e Brendshme, duhet të ndalen urgjentisht dhe të koordinojnë planin e masave rradikale mbi fenomene të tilla, që cënojnë rendin, qetesinë, dhe sigurinë e qytetareve dhe atë kombetare.
Në një vend, ku arratiset i burgosuri, dhe zbulohen lidhjet e tij me police dhe drejtues policie, siguria e qytetareve mbetet e rrezikuar. I arratisuri nga spitali i Durresit, sot gjendet i lirë, dhe nga momenti në moment, ai mund të kryejë një atentat të ri, një grabitje dhe krim të ri. Dhe pse ? Sepse një polic dhe drejtues policie në burgje, është korruptuar dhe ka pranuar ta dergojë atë pa pranga në duar, dhe ti lerë rrugën e hapur drejt lirisë. Absurde do ta quaja edhe “arratisjen” e çdo të burgosuri nga qelia, medemek “duke prerë hekurat e dritares me mjete rrethanore, dhe askush nuk e paskësh pikasur”.
Çdo tentative dhe arratisje nga burgjet tona dhe ato të vdeneve të tjera në botë, nuk ndoh kurrë, pa bashkëpunimin dhe korruptimin e efektivave policore, dhe shefit të tyre. Ndaj, është momenti të ndalet seriozisht Ministria e Brendshme dhe ajo e Drejtesisë, ashtu siç është urgjente që në Kodin e Ri Penal, të futen nene, ku të ashpërsohet dënimi i efektivave dhe drejtuesve të tyre, që rezultojnë të lidhur me botën e krimit./Javanews
Komente












