Artur Ajazi: Edi Rama dhe BE-ja

Artur Ajazi: Edi Rama dhe BE-ja

Kryeministri Edi Rama

Edi Rama, po e bën realitet ambicjen e shqiptarëve. po e bën Shqipërinë anëtare të denjë të Bashkimit Europian. Atë që nuk e bëri Partia Demokratike dhe me demek “të djathtët”, e bëri Partia Socialiste, dhe kryesocialisti Edi Rama. Ishte një prej pikave kryesore të programit të Partisë Demokratike nga 1992, “Shqipëria si gjithë Europa”, por gjithçka devijoi, u shkatërrua dhe përfundoi atje ku ka përfunduar sot partia e vetme politike, e krijuar nga idealet e Dhjetorit’90, dhe jo nga Berisha, por nga studentët.

Marrja e pushtetit nga PD-ja në 1992, i tjetërsoi ëndërrat e studentëve, dhunoi ish-pronarët, kundërshtarët politikë i shpalli “hasmë”, i rrahu dhe gjakosi, dhe përfundoi si mos më keq. U harrua gjithçka ishte premtuar para shqiptarëve, pasi qeverisja e PD-së, i hyri vjedhjeve, bastisjeve, i hyri zhvatjes së pasurive publike dhe private. Ministrat dhe militantët e Berishës, u bënë “agallarë”  dhe e trajtuan gjithçka kishte vendi, sikur ta kishin pronën e babait. Vendi u rrënua, shqiptarët u mashtruan, u vodhën, u vranë, u denigruan. Pushteti i PD-së, gjithmonë ka qenë dramatic për vendin dhe shqiptarët.

Ka sjellë kaosin, shkatërrimin total, denigrimin e administrates, arsimit, financave, bujqesisë, ekonomisë vendit. Integrimi, as që bëhej fjalë. Politika e jashtme ishte fole skandalesh dhe turpesh. Ardhja e Partisë Socialiste me kryeministër Edi Rama në 2013, ishte bekim për vendin. Qeverisja e PS-së, ndryshoi mentalitetin, dhe sensin e drejtimit të institucioneve. Ndryshoi pamjen e qyteteve dhe akseve rrugore. Ndryshoi  staturën e administratës lokale dhe qëndrore, por më kryesorja, “ndezi motorrët”  pa ndalim, të procesit të integrimit.

Rama dhe BE-ja janë një dyshe e pandarë në fjalë dhe vepra. Me “kokëfortësinë” e shqiptarit, dhe delikatesën e intelektualit modern, Edi Rama e bëri Bashkimin Europian, ti thotë “welcome Albania”, dhe të arrijmë  me dinjitet të çelet kapitulli i parë i negociatave.

Edi Rama dhe BE-ja, kanë qenë në “luftë” të vazhdueshme mes tyre, për të bindur njëri-tjetrin, mbi të vërtetat faktike që Shqipëria ka arritur, falë zbatimit të reformave rradikale, dhe për t’ju  “imponuar” me logjikën e fakteve  Komisionin e Politikës së Jashtme të BE-së, të caktonte datën 15 Tetor, si ditën fatlume për shqiptarët.

Tanimë rrugëtimi drejt BE-së nuk ndalet, ashtu siç nuk ndalet zbatimi i detyrimeve që vendi ynë dhe qeverisja e Edi Ramës, ka për të plotësuar brënda kësaj dekade procesin, që deri në 2030 anëtarësimi të bëhet realitet.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • E DREJTA: 17/10/2024 09:33

    NJE SHKRIM I SAKTE DHE BRILANT ...VETEM DALLAVEREXHINJTE NUK E PELQEJNE KETE SHKRIM SE DUAN RREMPALLEN

    Përgjigju
  • Beni: 16/10/2024 15:36

    Dime qe qeveria e Shqiperise dhe jo kryeministri, ne 2009 paraqiti kerkesen ne KiE. Gjithe organet e shtetit me komitete ne rang qeverie e ministrish dhe qindra gra e burra te administrates punuan dhe punojne. Per emra te pervecem: nen Berishen raporti per KiE u dorezua ne kohe rekord. U liberalizua levizja drejt BE brenda vitit. Pra nje hark kohe 4 vite. Pasardhesi Rama ne 12 vite rekordi eshte dukshem me i paket. Gjithesesi. Hartimet partizane per udheheqesin jane tipike dhe reminisence mentalitetit enverist. Edi Rama, per nga arsimi, formimi dhe elementet e tjere qe perbejne nje shtetar, ne situate normale nje mesues gjimnazi do e kishte teper. Por ne kleptokraci-si me enverizem, gjerat jane mbrapsht.

    Përgjigju
    • astrit bardhi: 16/10/2024 16:32

      ky personi qe ka bere kete shkrim i cili quhet artur ajazi duket qarte qe eshte nje person me crregullime te shendetit mendor ose nje servil i pa shoq qe shkruan te tilla idiotesira deri ne kufijte e neverise

    • Mara emigrante ne Itali: 16/10/2024 16:30

      Sa I mençurky Beni, i qenkan sheshuar lobet e trurit duke degjuar salen ne Katia e 8.Je per te ardhur keq mos fol me se è prish fare pastaj .

  • Sondazhi i ditës:
    7 Dhjetor, 15:58

    Sipas jush kush duhet ta numërojë votën e diasporës?



×

Lajmi i fundit

Kapen 9.5 tonë kokainë në banane, ngarkesa më e madhe në historinë e shtetit latin

Kapen 9.5 tonë kokainë në banane, ngarkesa më e madhe në historinë e shtetit latin