Duke perifrazuar aktorin e madh Kadri Roshi, në filmin “Njeriu me top”, besoj se tanimë, nuk ka asnjë dilemë për hetimet e rinisura të 21 Janarit. Kjo për faktin dhe meritën e Gjykatës Nderkombetare në Strazburgut, ë cila rekomandonte “rinisjen e hetimeve nga SPAK, për vrasjet shtetërore të 21 Janarit”.

“Gjylja e madhe” plasi, hetimet u rihapën, dhe tanimë do të thirren të gjithë ata që brënda Kryeministrisë urdhëruan dhe hapën zjarr, ndaj protestuesve, duke vrarë 4 të pafajshëm, dhe plagosur dhjetra të tjere. Dita e zezë e 21 Janarit, që përgjaku bulevardin  kryesor të Tiranës, mbetet natyrisht dita më e zezë, në historinë  tranzicionit e pluralizmit në Shqipëri. Opozita e asaj kohe, u ngrit në protesta, për të ndalur korrupsionin dhe qeverisjen e korruptuar të Partisë Demokratike. Vendi përjetonte situata të rënda ekonomike dhe sociale,  kurse shqiptarët varfërinë, papunësinë, kaosin dhe probleme të rënda ekonomike.

Protesta e thirrur nga ish-opozita e përfaqesuar nga Partia Socialiste, ishte kulmi i durimit të shqiptarëve. Kishte ardhur koha, ti thuhej “NDAL” një qeverisje e mbushur me skandale korruptive, një kryeministri që ishte kthyer në aleat me oligarkinë e kohës, duke grabitur dhe zhvatur pronat dhe asetet e shqiptareve. Dita e zezë e 21 Janarit, duhej hetuar me kohë, por pavarsisht se kaluan 13 vite, besoj plotësisht se, SPAK do ti shkojë deri në fund kësaj historie të dhimbshme. Nga zyrat e Kryeministrise dhe skutat e asaj godine, kanë dalë urdhëra për veprime antiligjore, kanë dalë urdhëra për të qëlluar mbi protestuesit e pafajshëm, ndaj sot kërkohet drejtësi.

“Gjylja” ë madhe plasi, dhe pas saj, janë sot SPAK, dhe ata prokurorë kanë integritet dhe moral njerëzor dhe profesional. Edhe pse mundohet të mbrohet dhe të mbrojë mëkatarët dhe vrasësit, besoj se kësaj here Berisha, nuk ka shanse ti shpëtojë ndëshkimit ligjor, për aq fajtor sa do të shpallet. Në rast se kjo, është drejtësia e re, ajo drejtësi që u propogandua me madhështi nga Edi Rama dhe nderkombetarët, atëhere le të presim drejtësi edhe për 21 Janarin.

Drejtësi, për ata 4 fakirë që u vranë mes buleradit, dhe ata dhjetra të tjerë që u plagosën nga kallashët e gardistëve të Berishës.  21 Janari, mbetet sprova më e fortë, që do të rivlerësojë moralisht dhe profesionalisht SPAK-un dhe gjyqsorin në Shqiperi./Javanews