ArTurbina, debate të forta mes Bashës dhe Çulit, regjisori: Se kuptoj një festival pa një tekst shqiptar

Debati për shfaqjet e prezantuara në kuadër të Festivalit Mbarëkombëtar të Teatrove vijuan dhe sot, pak orë para ndarjes së çmimeve. Miho Gjini i gjendur i vetëm, si kritik në këtë festival e kishte të pamundur që të shprehte mendimin e tij të vërtëtë.

Gjatë debatit, që nuk po prodhonte asgjë, drejtori i Teatrit Kombëtar, Hervin Çuli në rolin e moderatorit thoshte: Keni ndonjë kritikë, apo do t’i bëni në “Facebook”. Ndonëse, kishte shumë vend për kritika dhe sugjerime, ajo që u vu re ishte se të gjitha shfaqjet kanë qenë në një nivel të mirë, derisa, aktorja Zamira Kita ndryshe nga artistët e tjerë pranoi se shfaqja e Korçës, ku edhe është drejtoreshë, “Vetëvrasësi” kishte problematika në skenë. Një pranim i  tillë bëri që diskututimi për shfaqjen pasuese të teatrit “Migjeni”, “Gomari i babastasit” të kishte tjetër nivel. Drejtoresha e Teatrit të Migjenit në Shkodër, kërkoi që artistët të ishin të vërtetë mes tyre,

Ne kemi nevojë për t’u takuar me njëri-tjetrin. Unë kam nevojë që të thuhen gjërat të hapura. Festivali nuk është për t’u puthur, unë i dua punët më të mira se të miat. Nuk duhet t’i urrejmë punët e njëri-tjetrit. Nuk dua as të lavdëroj, as për të sharë. Më kanë shijuar disa shfaqje, Medea, Ata që ikin, nuk jam dakord me shfaqjen e Ulqinit. Kemi nevojë me u dash njëri me tjetrin. Duhemi fort pak.

Rita Gjeka, drejtoreshë e teatrit “Migjeni”

Zamira Kita, drejtoreshë e Teatrit “Andon Zako Çajupi” në Korçë ndali tek disa problematika për shfaqjen “Gomari i Babastasit”

Gjykoj që shfaqja kishte problematika. Ishte e politizuar më shumë sesa duhet. Orkestra ishte shumë bukur, por mbase duhet të ishte përdorë më shumë. Kishte problematika me aktorë. Sa për gjuhën e Fishtës nuk e kam problem. Mendoj se këto ishim disa gjëra që mendoj unë. Për politikën ishte bërë më shumë e rënduar sesa unë.

Rita Gjeka, drejtoreshë e teatrit “Migjeni”

Ky është një tekst shqip i shkruar para 100 vitesh. Mendoj se për çdo regjisor ambicioz, ky do të ishte teksti i fundit që mund të zgjidhte për të bërë një shfaqje. Është një trashëgimi kulturore, tmerrësisht e rëndësishme për të dalë në skenat teatrore. Kemi pak. Vetëm strukturimi ka qenë shumë i vështirë: Janë dy vepra, Gomari i Babastasit ( në parlament) dhe Disku i Babastasit (jashtë parlamentit). (Linja e Babastasit që do të ndërtojë Teatrin Kombëtar është një linjë më vete dhe linja për në parlament është një linjë tjetër. Strukturimi ka qenë një punë shumë e vështirë. Ne nuk kemi një krijimtari të bollshme të dramës shqipe thotë një palë. Ndërsa, një palë tjetër përsa kemi autorë të botës ne s’kemi nevojë për autorë shqiptarë. Këtu përzihen këto punë, sepse përziet Florian Zeller, një nga autorët më të mirë bashkëkohor sot me Gjergj Fishtën.

Altin Basha, regjizor

Më tej Basha shtoi se nuk mund të kuptojë një festival mbarëkombëtar pa një tekst të Teki Dervishit, duke ngritur pyetjen: përse duhet të kemi turp për këto? “ “Ka shumë për të bërë, që nga komisionimi i veprave dhe afrimi i dramaturgëve në teatër. Drama nuk zhvillohet po se shkruam edhe po se vumë në skenë. Një regjisor në shfaqjen e parë edhe të pestë s’do ta gjesh më te njëjtën nivel kur të ketë bërë 20 shfaqje. Çapaliku ka thënë niveli i dramaturgjisë është njësoj me teatrin shqip. Ka një përpjekje më të mirë për ta glorifikuar aktrimin”.

Ndërsa, për të dalë tek çështja e politizimit, Basha u shpreh se politizimi është i fortë se ka politizim.

Kemi një situatë politike shumë ekspresive. Kemi një situatë, e cila dyzet vite komunizëm dhe 30 vite demokraci ndau komunitetin për herë të parë, i vuri kundër njëri-tjetrit, vuri artistët kundër njëri-tjetrit. I bëri artistët me ngjyra. Sigurisht që nuk mendoj se është vetëm faji i artistëve, por kjo është situata. Është meritë e politikës, luajnë mirë në fushën e tyre ata. Çështja e politizimit? Ç’të keqe ka kjo? A dëmton dikë kjo? Nëse t’i publikut i drejtohesh për një çështje që e shqetëson, çështja e sjelljes së politikanëve në shoqëri, marrja pengë e çdo gjëje, arroganca, ushtrimi i pushtetit si bahçja personale etj., A janë element që shqetësojnë shoqërinë sot. Është i vështirë vargëzimi?! Sigurisht, as veprat e anglishtes nuk kuptohen? Çfarë do të thotë kjo t’i braktisim? Gegënishtja është një pasuri kulturore që ne kemi. Ka edhe versione të tjera. Ka vepra shumë të mira. Teatri duhet të ishte më avangardë sot me tema të hapjes së dosjeve, të tregimit të historive. Çështja e aktorëve është personale. Një nga fjalët më të rëndësishme të festivalit është dekori i shfaqjes, ne s’bëmë dot asnjë provë në skenë. Duhet montuar një natë më parë. Facilitetet teknike duhet që të bëj një provë. S’kam asnjë problem me vrenjtet.

Altin Basha, regjisor

Hervin Çuli: Përveçse Miho Gjinit kemi ftuar edhe disa profesorë nga Kosova edhe Maqedonia, por e kishin të pamundur që të vijnë për hir të moshës. 

Altin Basha: Ke djem të rinj që shkruajnë nëpër gazeta.

Hervin Çuli: Të marrë ty ne telefon?

Altin Basha: Po të më marrësh, përse mos të më marrësh.

Josif Papagjoni: Është një problem i madh në të gjithë hapësirën tonë organizimi i mendimit kritik për shfaqjet. Mirë lavdërime pa fund, por duam edhe tre gjëra. Mua më duket se kjo është më shumë një deklaratë, se kur vjen mendimi për të thënë tre gjëra nis sherri. Sot ishin gjashtë shfaqje, eja ik, eja ik  dhe s’mund të themi asgjë. Por të ftojmë ata që i paguajmë që rrinë në kafe edhe në hotele të flasim për të gjithë komponentët. Sidomos të gjejmë një mënyrë të tillë që jo të lazdrojmë, por oponenca. Mirë do të ishte që të ishte një tavolinë debati, dua që të parashtrojë në këtë diskutim edhe nevojën për diskutime estetike... ka shumë probleme që mundet që t’i trajtojmë në një tavolinë tjetër. A vijmë? A kemi dëshirë që të dëgjojmë njëri-tjetrin? Unë shikoj se vëmendja ka ikur, indiferenca është totale. Njerëzit janë limontin dhe shpesh i mbulon meskiniteti, nuk kanë dëshirë për përpëlitje edhe përpjekje intelektuale. Nuk e di se si mundet që të diskutohet në bashkësi të tilla artistësh, që gjithmonë edhe më shumë po shkojnë drejt meskilitetit intelektual.

Altin Basha: përjashtimi i shfaqjeve të skenës së pavarur është gabim. Që të nxjerrësh një përfundim duhet që të shikosh në çdo aspekt. Një gjë tjetër e rëndësishme është

Hervin Çuli: Është një defekt i këtij festivali mungesa e selektimit, sepse ishte viti i parë edhe e kisha të pamundur që të ndërtoja një staf selektiv.

Sonte në mbrëmje në orën 20.30 në ceremoninë përmbyllëse të festivalit do të ndahen edhe 9 çmimet për shfaqjen, regjisorin dhe aktorin më të mirë protagonist edhe jo protagonist etj. 

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Meri: 30/09/2018 20:00

    Verejtjet e rregjizorit te njohur tashme te Portokallise Altin Basha jane me vend dhe patjeter duhen marre parasysh, pasi ne gjithe keto vite tranzicioni ai eshte nga te paktet rregjizore te suksesshem ne Shqiperi... Problemet e teatrit shqiptar sot jane te shumta si: mungesa e nje ligji bashkekohor per teatrin(artin) ku te konkurojne edhe teatrot publike edhe ato private sipas konkurences artistike dhe mundesive te barabarta, mungesa e infrastuktures moderne, mungesa e veprave te larmishme artistike dhe me cilesi te larte artiistike shqiptare apo te huaja, ... kane sjelle gati braktisjen e teatrit shqiptar. Prandaj zgjidhja e kesaj situate duhet pare ne zgjidhjen e problemeve te mesiperme si dhe nje bashkepunim te hapur e luajal midis komuniteteve teatrore dhe drejtuesve te tyre. Askush nuk e ka te verteten absolute me vete, por diskutimi i problemeve dhe degjimi me vemendje i alternativave te ndryshme te propozuara, besoj se do t'i jepte nje kthese te rendesishme problemeve te teatrit shqiptar, aq te shumepritur nga publiku ....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Dhuratë e hidhur për Krishtlindje? Armando Broja mund të shkarkojë Guardiolën! Liverpool e Chelsea luajnë për 'Boxing Day'

Dhuratë e hidhur për Krishtlindje? Armando Broja mund të shkarkojë Guardiolën! Liverpool e Chelsea luajnë për 'Boxing Day'