Arturo Vidal rrezikon të mungojë në ndeshjet gjysmëfinale ndaj Real Madrid pasi është i dëmtuar dhe pritet ti nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale. Trajneri Jup Heynckes ka thënë:
Vidal do të operohet pasi ka pasur problem në gjurin e djathtë. Ai është një luftëtar i vërtetë dhe besoj se do rikthehet më i fortë.
Ka sqaruar numri një i pankinës së bavarezëve, trajneri Jup Heynckes
Ky është një lajm shumë i keq për Bayernin në prag të dy ndeshjeve gjysmëfinale ndaj Real pasi mungesa e kilianit do të peshonte shumë. Mediat gjermane zbulojnë se Vidal ka rënë në tokë gjatë një seance stërvitore duke mbajtur dorën tek gjuri i djathtë aty ku kishte edhe problemin që është gjuri i cili e detyroi të qëndronte larg fushave në fillim të muajit prill.

Komente
