“Jam i kënaqur që shikoj se ka një farë afrimi mes palëve për të ecur përpara me axhendën e reformave. Do të isha i kënaqur nëse do të ishte zgjidhur kriza me marrëveshjen e fundit, por ana ime realiste më thotë se ende ka shumë mosbesim mes palëve. Për mua një konsideratë shumë të rëndësishme kanë zgjedhjet e vitit 2013. Në këtë kuadër mendoj se ka nevojë të bëhen përmirësime në Kodin Zgjedhor. Ai është i mirë në vetvete, por ka probleme të cilat u vunë re në zgjedhjet vendore të majit,” tha Arvizu.
Ambasadori amerikan Arvizu ka folur në emision edhe për situatën ekonomike në vend, duke e cilësuar si shumë të rëndësishëm zhvillimin e një debati për buxhetin e vitit të ardhshëm.
“Para nisjes së seancës parlamentare mendoj se diskutimi sa më i gjerë i buxhetit të vitit të ardhshëm dhe transparenca e shpenzimeve nga qeveria janë shumë të rëndësishme.