Arvizu: E hëna mundësi e mirë
për konstituimin e KQZ-së

Arvizu: E hëna mundësi e mirë<br /> për konstituimin e KQZ-së
TIRANE - Ambasadori i SHBA-së deklaron se mbledhja e sesionit parlamentar të hënën është një mundësi e mirë qoftë për 3 ligjet qoftë për rikonstituimin e KQZ-së.

“Shpresojmë që të dyja palët të mund të përfitojnë nga avantazhi i kësaj mundësie”- tha Ambasadori Arvizu në një prononcim për median pas takimit me kreun e Gjykatës Kushtetuese, Bashkim Dedja.

“Në fakt kjo është dita zyrate e fillimit të fushatës por ajo ka nisur. Kemi qenë shumë të qartë për pozicionin e SHBA për zgjedhjet dhe KQZ-në. Kam dëgjuar që do të zhvillohet një sesion të hënë dhe është një mundësi e mirë qoftë për tre ligjet qoftë për rikonstituimin e KQZ shpresojmë që të dyja palët të mund të përfitojnë nga avantazhi i kësaj mundësie”- ishte deklarata e Arvizusë pas pyetjes së gazetarëve nëse kishte ndonjë apel për t'i dhënë krerëve të partive politike sot në fillim të fushatës.

Një ditë më parë kryeministri Berisha deklaroi se ishte gati të mblidhte parlamentin për të miratuar 3 ligjet, si përgjigje ndaj kërkesës së Metës e Ramës. Por sipas tij, bashkë me miratimin e tre ligjeve të hënën në Kuvend, do t’i kërkojë opozitës miratimin e një tjetër nisme
të Qeverisë, atë të aministisë fiskale. 

ARVIZU: FORCA E DEMOKRACISE QENDRON NE NDARJEN E PUSHTETEVE
Pasi doli nga takimi me kryetarin e Gjykatës Kushtetuese ambasadori nënvizoi se forca e demokracisë mbështetet në ndarjen e pushteteve.

Ai shprehu vlerësimin për rolin që luan kjo gjykatë dhe punën që bën për drejtësi, si dhe shprehu mbështetjen e tij.
“Dua të shpreh vlerësimin tim për rolin që luan dhe punën që bëjnë për drejtësinë. Kam shprehur mbështetjen e fortë që ai e gjykata po bëjnë këtu, dhe besoj se në fakt forca e cdo demokracie mbështetet në ndarjen e pushteteteve- tha Arvizu.

Nga ana e tij kreu i Gjykatës Kushtetuese shprehu falenderimin për mbështetjen që kjo ambasadë jep në vazhdën e mbështetjes që SHBA i ka dhënë sistemit gjyqësor në Shqipëri.

”Pavarësisht se Gjykata Kushtetuese nuk bën pjesë në sistemin gjyqësor, ambasadori u tregua i gatshmë që të japë një ndihmë ku ai çmon për përmirësimin e Gjykatës”- tha Dedja duke sqaruar se vizita kishte karakter njohjeje dhe diskutimi për për problemet që e shqetësojnë gjykatën dhe perspektivën e saj.

Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Mat/ I vuri zjarrin tokës, por u dogj dhe vetë! Ndërron jetë në spital i moshuari

Mat/ I vuri zjarrin tokës, por u dogj dhe vetë! Ndërron jetë në spital i moshuari