Arvizu e Nano takohen në
lokalin luksoz të Xhoanës

Arvizu e Nano takohen në<br />lokalin luksoz të Xhoanës
Takimi i shtyrë midis ambasadorit të SHBA, Aleksandër Arvizu dhe ish-kryetarit të PS, Fatos Nano, për shkak të sulmit ndaj komandave shqiptare në Afganistan, është zhvilluar dje pasdite. Në këtë takim, të zhvilluar në një nga lokalet më luksoze të kryeqytetit, afër stadiumit "Dinamo", Nano ka qënë sëbashku me bashkëshorten e tij Xhoana, teksa ka pritur ambasadorin amerikan Arvizu, takim i cili ka zgjatur më se një orë e ku u diskutua për situatën politike. Takimi vjen në një kohë kur kreu idiplomacisë amerikane në Tiranë kazhvilluar gjatë ditëve të fundit të tjera takime me aktorë të ndryshëm politikë si anëtari i Kryesisë së PS,Blushi, ish-deputeti i PS Islami, kreu I PS, Rama, kreu i Bashkisë së Tiranës Basha. Me kreun socialist takimi ka qënë dhe në kuadrin e ndërmarrjes së një vizite të këtij të fundit në SHBA dhe ku Arvizu garanton takimet. Gjë të cilën e ka bërë dhe me kreun e bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha disa javë më parë.

RESTORANTI
Takimi mes ambasadorit të SHBA-së Arvozu dhe ish kryeministrit, e ish liderit të PS-së Fatos Nano është zhvilluar pikërisht në lokalin luksoz që Xhoana Nano ka hapur pak kohë më parë. Restoranti ndodhet në mjediset e stadiumit Selman Stërmasi në kryeqytet. Nga pamjet e jashtme nuk të lë përshtypjen e një lokali luksoz, por nga brenda mund të konfirmosh krejt të kundërtën, dhe ata që kanë patur fatin të shijojnë recetat e zgjedhura, konfirmojnë se ky restorant është një ndër më të rafinuarit në Tiranë. Klientët VIP janë ata që frekuentojnë më së shumti restorantin, i cili ka si specialitet prodhimet e detit. Ky është një biznes i ri i zonjës Nano, e cila ka vendosur të provojë një linjë tjetër fitimprurëse, ndryshe nga ajo e agjencive të udhëtimeve.


(aq/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Vigjilje Krishtlindjesh, Pastori Akil Pano: Ngjarja më e madhe në besimin e krishterë! Të hapim zemrën e të ndihmojmë njerëzit në nevojë

Vigjilje Krishtlindjesh, Pastori Akil Pano: Ngjarja më e madhe në besimin e krishterë! Të hapim zemrën e të ndihmojmë njerëzit në nevojë