Arvizu: Media e pavarur detyron
qeverinë t'u japë llogari qytetarëve

Arvizu: Media e pavarur detyron <br />qeverinë t'u japë llogari qytetarëve
TIRANE - Duke folur në ceremoninë e prezantimit të Shoqatës së Gazetarëve për Drejtësi, ambasadori amerikan në Shqipëri, Alexandër Arvizu vuri theksin në median e lirë dhe të pavarur nga pushtetit politik.

Në fjalën e tij, Arvizu vlerësoi këtë nismë dhe theksoi se gazetaria investiguese është shumë e rëndësishme pasi dhënia e informacionit të pavarur ndihmon në mbajtjen e një qeverie llogaridhënëse nga qytetarit.

“Sfida e këtij grupi është për të thënë që nuk jemi në anën e askujt. Qershorin e kaluar ambasada amerikane paraqiti nismën “Vepro tani” për ta bërë Shqipërinë një vend më të mirë për të jetuar. Në këtë frymë do doja të vlerësoja gazetarët e mbledhur këtu për të inkurajuar të tjerët për një të ardhme me të mirë. Nisma juaj për të ngritur këtë shoqatë të gazetarisë investigative është shumë mbresëlënëse dhe për të mbajtur një faqe të pavarur është shumë e rëndësishtme. Gazetaria investigative dhe jo partike mund të zbulojë korrupsionin ose keqqeverisjen. Media e pavarur luan një rol të rëndësishëm, informacioni i saktë ndihmon në mbajtjen e qeverisë llogaridhënëse”, u shpreh Arvizu.

Më tej, Arvizu u shpreh se shtypi në Shqipëri është dinamik, por i nevojitet një rrugë e gjatë për të pohuar që është i pavarur. Sipas ambasadorit amerikan shumë media ngatërrojnë konceptin e lajmit, pasi japin më shumë opinionin e tyre në vend që të japin faktet reale.

“Më lejoni të nënvizoj se ndërsa merrni përsipër këtë detyrë, për të prodhur raporte investigative nevojitet bashkëpunim dhe bashkëveprim mes shumë aktorëve të drejtësisë. Shtypi në Shqipëri është i hapur dhe dinamik, por me të vërtetë nevojitet një rrugë e gjatë për të pohuar që është i pavarur. Shpeshherë shikojmë ato që duhet të ishin editoriale dhe janë dy gjëra të ndryshme. Sikurse ne themi që secili duhet të thotë mendimin e tij por jo faktet, faktet janë fakte dhe opinioni është opinion. Ka një ndryshim midis lajmit dhe editorialit. Gjuha e urrejtjes është e fortë dhe sulmet personale nuk kanë një rol të rëndësishëm në përparimin e demokracisë në Shqipëri. Prandaj është e rëndësishme që ju të shikoni rolin kritik që luani. Shtypi i lirë është baza për lirinë dhe demokracinë. Shpreh vlerësimin që nisma juaj të sjellë më shumë llogaridhënie nga ana e qeverisë”, përfundoi Arvizu.

Redaksia online
(eç/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Modena/ Dy ‘skifterët’ shqiptarë grabitën 400 mijë euro mall në tetë ditë, 19 vjedhje në seri! Njëri i dënuar dhe për plagosje, plaçkitjet me orar

Modena/ Dy ‘skifterët’ shqiptarë grabitën 400 mijë euro mall në tetë ditë, 19 vjedhje në seri! Njëri i dënuar dhe për plagosje, plaçkitjet me orar