TIRANË - Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Alexander A. Arvizu ishte sot në Berat për të përkujtuar ngjarjen e Luftës së Dytë Botërore ku shpëtuan 32 amerikanë nga familja Stefa në Mangalem
70 vjet më parë një avion C-53 me 32 veta personel mjekësor të ushtrisë amerikane që udhëtonte për në Itali, u rrëzua në këtë pjesë të Shqipërisë, e cila në atë kohë ishte nën pushtimin nazist.
Për fat të mirë, amerikanët u shpëtuan nga banorët vendas, dhe gjatë qëndrimit të tyre tre-mujor në Shqipëri, deri në shpëtimin dhe transferimin e tyre në Itali, 32 infermiereve dhe mjekëve iu dha strehim dhe ushqim nga individët dhe familjet shqiptare.
Arvizu në Berat për të përkujtuar shpëtimin e 32 amerikanëve gjatë Luftës së Dytë Botërore
Personi i cili i shoqëroi amerikanët gjatë kësaj kohe, z Kostaq Stefa, u ekzekutua nga regjimi mbi dyshimet se ai ishte spiun për amerikanët. Sot, Ambasadori Arvizu dhe Kryetari i Bashkisë Nasufi vizituan rezidencën Stefa dhe takohen me Eldën dhe Tinën, vajzat e Z. Kostaq Stefa.
"Është një nder për mua të takohem me ju dhe të mësoj më shumë për historinë e pasur të familjes tuaj", u tha Eldës dhe Tinës, Ambasadori Arvizu./ATSH/
/Shqiptarja.com