Reperi Arkimed Lushaj, i njohur si Stresi, ka ndarë në rrjetet sociale një foto ku shfaqet i maskuar. Sipas postimit, ai u është bashkuar protestuesve që prej orës 6. Atyre që kërkojnë vazhdimisht ta identifikojnë, djali i Sali Lushajt u thotë se mund ta dallojnë nga maska, e cila ka imazhin e Joker-it, antagonistit që lufton ‘Batman’-in.

“O sot me mua, o kurrë, ora 6 nisja”, shkruan ai, ndërsa më tej shton: “Na keni ça k**in ku është, ku s’është, në mesin tuaj pra, po hapni sytë, më njihni nga maska tani”.

Më herët, reperi u dha edhe leksione protestuesve për të përdorur molotov si mjet ideal për sulm.