TIRANË - Ish-Presidenti Bamir Topi ka takuar sot ambasadorin amerikan, Aleksandër Arvizu në prag të lënies së detyrës dhe largimin nga Shqipëria të këtij të fundit.
“Kam rastin ta theksoj dhe një herë atë vlerësim të jashtëzakonshëm që kam për ambasadorin, për rolin e tij të shquar gjatë viteve që ka qëndruar në Shqipëri. Besoj se është në traditën e gjithë ambasadorëve, duke qenë vendi më mik i shqiptarëve që kanë qenë shumë të pranishëm dhe kanë ndihmuar në demokratizimin. E jap si ish-kryetar shteti si qytetar”, ka thënë Topi.
Ai e ka falenderuar Arvizu-në “për gjithë atë komunikim që kemi pasur së bashku për sfidat e përbashkëta; Shqipëria në NATO, janë bërë hapa drejt BE-së dhe roli i SHBA përfaqësuar nga Arvizu ka qenë kudo. I uroj një jetë të shëndetshme në harmoni me familjen dhe vazhdimësi”, tha Topi.
Arizu nga ana e tij falenderoi Topin për komentet për miqësinë e tij kundrejt SHBA dhe ambasadës, kur ai ka qenë president. “Kur vjen një ambasador takimi i parë që ai bën është me presidentin e vendit. Ka qenë një moment magjik, që do ta kujtoj gjithmonë”, tha Arvizu.
Ambasadori ka kujtuar se “kemi kaluar kohë interesante dhe të vështira, por çfarë do ruajë në mendje për Topin është kujtimi i njeriut që gjithmonë është pëpjekur për dialog dhe moderacion dhe jam i lumtur që filozofia e tij politike mori shprehje në një parti si FRD, që ka më shumë 30 mijë mbështetës. I uroj suksese”.
Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com